Vangjush Saro: LOTI
"Ç’bën ashtu,
tek rend ti tatëpjetë?"
iu keq Lotit Mollëza sqimatare.
"Ç’ne kaq miq,
që përmbi mua shket?
Ma shkërmoqe tualetin fare…"
Zu të fliste Loti, i hutuar;
por ndërkaq ish Buza që e treti.
Dhe kështu... asgjë nuk tha pothuaj.
(Fundja, ç’mund të thosh ai i shkreti!)











