Letërsi

Dritero Agolli: Pse nuk shkruaj drama...

Kjo jetë as nuk i qaset fare dramës,

Dhe dramën nuk e vlen vërtet njeri.

Sot flet e ëmë e Zeqos majë thanës,

Nga thana bën me botën komedi.

 

Tani hamletët ikën larg nga drama,

"Të rrosh a të mos rrosh "- njeri s'bërtet.

Po veç e ëmë e Zeqos flet nga thana

Dhe zërin ia dëgjon një parlament.

Tagged under Dritero Agolli