Letërsi

Vangjush Ziko: Erdhi mbrëmja

Erdhi mbrëmja e lodhur

(puna është punë si kudo në botë

dhe djersa kundërmonjëse

sado që t'i bësh me deodorant sqetullat,)

flak rrobat dhe futesh në dush,

kthjellohesh,

merr letrat,

të parët hap billat të shikosh

sa të kanë kafshuar,

debati me gruan do vazhdojë dhe në krevat,

fëmijët nuk pyesin,

porositin online lodrat e tyre,

ty të dhemb koka çdo mbrëmje,

(doktori thotë është migrenë),

ti qesh me diagnozën,

merr makinën e barit

bashkë me lëndinën e kopshtit

kosit limerin e ëndrrave të vyshkura,

një lule mes barit

(si lulet e egra të malit)

të ngjan si ajmali.

Tagged under Vangjush Ziko