Letërsi

Vangjush Ziko: Mëkatet e lirisë

Qyteti ndeu

në rrezet e diellit

çarçafët e larë

të aferave

e dashurive të fshehta.

Doli makina

të lajë pështymat

dhe vjellmat

e qytetit të dehur

nga ëndrrat

Muret kruajnë

tatuazhet me logo bizare

vizatuar në lëkurën e tyre

(si shimpazetë

e afrikës pleshtat)

Ne

somnambulët syhapët

(zotër dhe lypsarë)

të bërë esëll

nga deliret e lirisë

i lutemi Zotit

të na falë mëkatet.

Tagged under Vangjush Ziko