Vangjush Ziko: Enigma e hijes sime
Nuk e di sa herë ka lindur
sa herë ka perënduar dielli
në jetën time
(lind e perëndon si ëndërr)
gdhihem mëngjesit me ëndje
papritur fshihet pas reve
stuhia vetëtin
shkrepëtin
kthjellet
ndez cigaren
në ylberin lara-lara
(mbledh veten)
dielli perëndon e lind
duke ma hequr zvarrë
hijen
(jetën
që digjet
dhe vetëm digjet)
hiri i saj
plehron
kujtimet.











