Letërsi

Vangjush Ziko: Kujtimet

mokrat bluajnë grurin

e bëjnë miell

guri nuk e bluan dot gurin

(copëtohet)

mokrat e kujtesës

nuk e di prej se i kam

(me miellin e kujtimeve

nuk bëj dot kolendra

të fëmijërisë)

më pëlqen bollguri i gurit

(guri i copëtuar)

me të gatuaj llaçin

e karkasit të poezisë

më mban peshën

e plagëve

dhe të ëndrrave

të lehtat i merr era

si pluhurin

(qofshin edhe të arta

si rëra e Saharës).

Tagged under Vangjush Ziko