Vangjush Ziko: Monoton ky rregull
Monoton ky rregull
në natyrë e në jetë,
vishemi çdo mëngjes,
zhvishemi çdo mbrëmje
për t'u veshur përsëri nesër,
nata vesh pizhamet
me kopsa yjesh,
mëngjesi i zhvesh
vesh qiellin e kaltër
me jakën e resë përzhitur
prej rrufesë,
zhveshim ëndrrat
për të veshur zhgjëndrrat,
vishu
e zhvishu
një jetë
me këmishën e shpresës
të zhubrosur
e të çjerrë.











