Para avionit
- Nga: Dritëro Agolli
Me këtë avion do të desha të nisesha për rrugë
Me pak pare në xhep si gjithmonë.
Në aeroportin e vogël do fryjë jugë
Dhe retë e çara larg do vrapojnë.
Ah, sikur me këtë avion si patë
Të degdisesha diku në Tanganikë,
Të martohesha me një negre a mulate,
Se m’u mërzitën të gjithë!...











