Letërsi

Gjethet – Fabul nga Vangjush Saro

Ca gjethe fluturojnë për një çast

dhe enden qiellit tolerant…

Herë tremben, herë thonë plot gaz:

“Jemi këtu lart! Po po. Këtu lart!”

Por qielli është një sfidë e madhe;

dhe fluturimi gjithashtu.

Pas një copë herë, lodhen a mardhin

dhe bien të shkretat përdhe,

kuturu…

Tagged under Vangjush Saro