Protestë!-Fabul nga Ferit Lamaj
- Nga: Ferit Lamaj
Pulat, Gjelat kyçën klasën.
Me nder jush, ia bënë glasën.
Nis protesta mizëri
mu në Kryedhelpëri:
- "Ka, ka, ka" e "Ki, ki, ki",
prano pikat: një, dy, tri, ...!
Kryedhelpra qafën zgjat:
- Po ju pres të bëjmë debat!
- Jo, jo, fare, - flet më trimi, -
humbi shpresa dhe besimi!
- "Ki, ki, ki" e "Ka, ka, ka",
qaje, ndrikull, debat s'ka! -
ngulin këmbë porsi mushka.
Atëherë Dhelpërushka,
që debati të mos ngecë,
u shkon fill e në kotec...











