Letërsi

Një atdhe tjetër - Nga Luan Rama

Si mund të krijosh një atdhe

atë të një dashurie tjetër

të shpirtit, mallit e dhimbjes

ku dhe indigjenët e gratë e botës

bëhen të dashurit e tu,

si mund të vdesësh dhe të vazhdosh të jetosh

të vritesh në natën e errët dhe të jetosh përsëri,

të ngjallesh sërish në përskuqjen e agut,

jo në psallmin e një shenjti

por në lëndinat e një shpirti që i pushton të gjitha horizontet:

Fedérico Lorca krijoi një atdhe të tillë,

me fjalë gjaku e dashurie,

me njëmijë hëna e diej që farfurijnë e grishin,

që të ngrihen njëherësh mbi krye

dhe të zgjojnë në një atdhe të ri...

© Luan Rama - Toronto, 2020