Letërsi

Shtatë parimet e dashurisë - Nga Lis Bukuroca

Aktakuzë (IV)

ja, dole nga kisha ku iu lute perëndisë

i mbushur guxim, për t’ia nisur gjuetisë

shikove lart, kërkove ndihmë për të vrarë

gjersa tërhiqje pas vetes, fustanin e zi zvarrë 

me ujë të shenjtë, edhe tanket spërkate

dhuratë Krishtit serb, i cili nuk njeh mëkate

u dha guxim ushtarëve, u vrapove pas duke i bekuar

me kryqin simbolik, si ai ku i vërteti vdiq gozhduar

nga pat falur vrasësit e vet, me qëndrim hyjnor

ti me zotin n’gojë, për masakrimin sa më mizor

Krishti yt nuk njihte mëshirën, si urdhëronte hebreu

i yti nga plehu, jo si i ndrituri prej dheu

Krishti yt i pashpirt, është thjesht hekur

të cilit i lutesh, me të cilin të dobëtit ke përndjekur

Krishti yt serb, i çmendur e shpirtzi si Kaini

egërsirë si Hitleri dhe bastard si Musolini

i etur për gjak, shihte e gjente kudo armiq

ai quhej Arkan, Sheshel e Millosheviq

këta vetëm të fundit në Serbinë naziste

para tyre qenë sajuar, projektet shkencore fashiste

ti s’adhuroje Krishtin e vërtetë, por atë të Shumadisë

një Krisht serb, si kryeperëndi e barbarisë

pervers dhe narcis, një Krisht i tmerrit

bashkëpunoi me mbretër e fashistë,  për përgatitjen e ferrit

kërbaç liria rrethuar me tanke e hekur

ende mallkon, akuzon në ndërgjegje i paprekur

kush dreqi të mësoi se Krishti bekon vrasjen

në cilën bibël mësove epshin dhe ngasjen

ku dreqin lexove se duhet dhunuar gratë 

vallë i bëtë fli për Krishtin serb si dhuratë

si nuk pa Krishtin e vërtetë në sytë e fëmijëve

kur gjaku u rridhte fytyrave dhe ndërmjet gishtërinjve

me cilin u shkërdhye nëna jote, që bëri djallin fetar

që gjersa vriste përndizej dhe ndihej krenar

ti nuk ke fe, ti s’predikon dashuri në këtë botë

je njëri prej tyre, që gozhdoi Krishtin e vërtetë në Golgotë

Krishtin e vërtetë, që u flijua për paqen dhe njerëzimin

kurse i yti predikoi dhe përligji vetëm mjerimin

Krishti i parë fali edhe vrasësit e tij

Krishti juaj nxiti e cyti, të vriten gra e fëmijë

një herë s’u pendove, oh maskara i Sremit

pse me bibël në dorë, gozhdove Krishtin e Jerusalemit

një herë s’u pendove kopil rruspije

një herë s’kërkove ndjesë, si i ka njeriut hije

ti kërkon ende, shpall tokat e huaja të shenjta

shan e mallkon, t’u paska marrë më e shtrenjta

eu, bir kurve sikur të besoje Krishtin e vërtetë

do të qaje me kujë, s’do ngrejë kokën kurrë përpjetë

ke vjedhur edhe kufoma, i ke fshehur nëpër Serbi

shpirtin e ke si fustani, si fustanin e zi

ktheje fustanin dhe kryqin, vari në një kishë

bëj vetëvrasje ose arratisu në mal si një bishë

ti je i pari që nuk beson, shpërfill dhembjen dhe lotin

ti mallkove të Birin e gozhduar gjersa luaje Zotin

 

Prelud (II)

dashuria mund të jetë edhe një shpërthim tekanjoz

ose e parapërgatitur, apo papritur shpërthen në befasi

si sëmundje ngjitet, të dashuruarin bën të epshëm dhe nervoz

trurin zapton dhe të menduarit drejton vetëm në një njeri

ajo prish qetësinë kur në ndjeshmëri shfaqet e dyanshme

ajo ngre krye dhe nis pushtimin me vlerësime paraprake

ajo grabit gjumin si kusare, bëhet ndjenjë e pashmangshme

për të lumturuar tjetrin, për të merituar lumturinë vetjake

ajo di të sulmojë ashpër, me padurim, por edhe për pak preket

ajo në fillim lëshon xixa, pastaj si zjarr zhurit një kohë

ajo dhuron flatra, por herë-herë nuk di as vetë çfarë i teket

megjithatë ka aq shumë nxehtësi, sa çiftin tërë jetën të ngrohë

ajo verbon kur takohet njeriu sipas përfytyrimeve tona

të metat shpërfillen me e pavetëdije, apo ato s’vërehen fare

gjithnjë pranë-pranë dhe duket se bota e tërë është e jona

ai e dashuron, e adhuron ajo ndihet me të krenare

dalldis, lazdron, shqetëson, sa natën e shndërron në ditë

e pafajshme, e padjallëzuar, herë e dehur e herë duket ters

dy veta kalit për jetë për t’u përballur sa më mirë me befasitë

dy ndjesi ndërthuren për të ndërtuar një tjetër univers

 

Nga përmbledhja me poezi "Shtatë parimet e dashurisë". 129 faqe dashuri, por aty këtu edhe urrejtje, edhe përbuzje, edhe prindër që lëshojnë bashkëshorten e djalit, tjetri shtyp, tjetri vret...

Ky është botim i parë. Si libër elektronik kushton 3,50 dhe mund të porositet tek: thttps://self-publishing.com/produkt/shtate-parimet-e-dashurise/