Nuk e gjej vendlindjen-Nga Mirela Papuçiu
Jetoj në të njëjtin qytet ku majësqepi
lejlekët më sollën në 75-ën.
Iki ndonjëherë, kur më merr malli
për bukën e ngrohtë të vendeve të tjera
dhe për atë që nuk do të jem kurrë.
Kthehem gjithmonë,
por vendlindjen e kam humbur
para dy dekadash, pak a shumë.
Vetja ime e brendshme tani duhet t' ia dalë
me një përmasë përkatësie mangut
E kam fjalën për shoqen time të ngushtë,
fjongo rinie që mbështolli retë e një qielli tjetër.
Si kanellë e mjaltë për grykët e ftohura,
të qeshurat tona pa shkak,
barna të mira që sot vendos
mbi kujtesën ende të vrarë
se këtë jetë do ta jetokam pa të,
me ç' duket, deri në fund.
Dhe fundin unë e di.
Se ç'quhet tjetër kur humb vendlindjen?











