Letërsi

Dhimbje dhe mall… në Prishtinë - Nga Albana Lifschin

(Emocionet e vizitës sime të parë në Prishtinë)

Sot bulevardi i rinisë sime tiranase

me rrugët e tua Prishtinë u shkri e u bë një

E tronditur në mes pranverës së dubluar,

shpirti mall e lot mbi faqe për ty derdhte…

Një mollë ndahet në mes për dashuri, një pjeshke po ashtu,

por një Atdhe për dashuri nuk ndahet në mes, kurrsesi!

Damarët e gjakut na i prenë vëllezër,

damarët e jetës në fasha mbështjellë i kemi mbajtur,

gjaku të mos na ikë, të mos na prishet,

të fikët të mos na bjerë, në tokë të mos biem,

dhe në gjunjë të mos gjunjemi, gjithashtu….

S'e ndjeva mungesën tënde në Prishtinë, Tiranë,

Çfarë ndjeva ishte dhimbje dhe… mall.

Prishtinë, Maj 2001