Eja më duej shpirt - Nga Albina Gjergji
Eja më duej shpirt
Më dhemb koha
Që tretet
Në pritjen
Me u dhanë
Pa pyetë
Si, a
Qysh
Duhet
Me u dashtë (?)
Hiqe pallton gri
Që veshë
I ke qiellit tonë
E,
T'vrapojmë në rrugën e qumështit
Mbi re.
Yjet presin
me u mbledhë
E shporta
don mbushë
me ngjyrë të kuqe...
Jepma dorën,
Dorën ma jep...
Të bajmë sikur
Dimni ka ikë
E që pranverën
Pà e kena
T'u'j ardhë
Qysh në shkurt
Eja më duej o shpirt
Se në qiellin e syve tuej
Qëndroj si Diell
E në Ty
Duhet me mbërrijtë bashkë...
©Albina J. Gjergji











