Një bust për majmunin - Nga Ndue Dedaj
Ndue Dedaj
Një bust për majmunin, një bust për majmunin.
Sa vonë, sa vonë... borxhin pa ia larë.
Majmunin urtak, të shemtuarin, të bukurin.
E kemi qeshur, nuk e kemi qarë.
Një bust për majmunin në parkun me bar
Ku zogjtë të cicërijnë, ku të vihet buqetë
Një bust prej guri a druri, briri a balte
Një bust të madhërishëm a bust të thjeshtë.
Majmunin klloun, majmunin tribunar
Harruar në cirk... në përruan e cemtë
Idhnuar nga tribunat, vjelur nga boritë.
Në kopshtin zoologjik, kacavarur në pemë.
Një bust për majmunin, sa pak, sa vonë
Duhej ta kishim ngritur një bust për majmunin!
Në sheshin pa emër, në fron ngadhnjyesi
Një bust për majmunin, të shemtuarin, të bukurin.
©Ndue Dedaj 2004











