Moroshka pёr Pushkinin
Kapitulli i parё nga romani ende nё proces "Grimcat e kujtesёs" me autor Perparim Kapllani
Isa Vishanji ngriti paksa jakёn e palltos ushtarake pёr t’u mbrojtur disi nga ajri i ftohtё dhe picёrroi sytё me padurim nё thellёsi tё parkut Marsovo Polje. Svjetllana Konstandinova nuk po dukej gjёkundi. Bёri disa ecejake rreth Vechniy Ogon-it, (Вечный огонь), flakadanit tё ndezur pёr nder tё Heronjve tё Rusisё, por ora kishte ngecur nё vend.
Para syve iu shfaq fytyra e rreptё e atasheut ushtarak shqiptar Arbnor Ramohitos. Gjenerali me katёr yje kishte ardhur atё paradite nё Akademinё Detare, ku studjonte prej katёr vjetёsh dhe kishte kёrkuar njё takim urgjent me tё gjithё studentёt shqiptarё. Pasi ishin mbledhur me ngut nё njё nga sallat e akademisё, gjenerali i kishte vёshtruar me sytё e tij tё akullt qё nga presidiumi dhe me njё ton tё thatё e tё zymtё i kishte njoftuar se duhej tё ndёrprisnin studimet dhe tё ktheheshin nё Shqipёri. Nё sallё kishte rёnё njё heshtje e thellё. Askush nuk kishte thёnё as edhe njё fjalё tё vetme. Shumica e studentёve kishin ulur kokat dhe ishin zhytur nё mendime. Çfarё do tё bёhej me tё dashurat e tyre ruse, me tё cilat kishim lidhur telat e zemrёs?
Ishte koha kur nё Mbledhjen e 81 partive nё Moskё, Enver Hoxha ishte ngritur kundёr Nikita Hrushovit. Pёrplasja e madhe sapo kishte nisur. Nёndetёset ruse nё Pashaliman tё Vlorёs kishin marrё rrugёn e kthimit. Isai por vriste mendjen sesi mund t’ia thoshte tё gjitha kёto detaje nё pak rreshta Svjetllanёs, por truri i ishte bllokuar dhe nuk ishte nё gjendje tё lidhte dot dy fjalё tё vetme! Sa ditё dhe netё kishin kaluar bashkё nё kёtё park nёn dritёn e hёnёs! Kurrё nuk e kishte menduar se do tё vinte njё ditё qё t’i thonin njёri-tjetrit “lamtumirё”. Ndjeu dhimbje pёr atё qytet tё madh e tё lashtё, tё emёrtuar rishtazi si qyteti i Leningradit. Ato gjuhё tё holla flakёsh nuk po arrinin t’i ngrohnin dot shpirtin e mbushur pёrplot me dashuri dhe mall pёr Svjetllana Konstandinovan. Pa orёn e dorёs. Kishin kaluar disa minuta dhe ajo nuk po vinte. Eci mё tutje dhe kёmbёt e mbajtёn para njё tabele, ku ishte shkruar historia e parkut. Nё fillim ishte çuditur se pse parku quhej “Fusha e Marsit”, ndonёse nuk kishte asnjё lidhje me planetin Mars. Mё vonё kishte mёsuar se ai park i magjishёm e kishte marrё emrin nga Perёndia Greke e Luftёs! Aty ishin organizuar tё gjitha paradat ushtarake tё ushtrisё Ruse. Dikur ai park i themeluar qё nё fund tё viteve 1900 e kishte patur emrin “Livadhi i Madh”.
Ndjeu njё zё femёror ta thёrriste nё emёr. E kush tjetёr nga vajzat ia dinte emrin nё mes tё parkut pёrveç saj?! Svjetllana po vinte me hap tё ngadaltё dhe krejtёsisht e shkujdesur. Flokёt e lidhur gёrshet i dukeshin mё tё praruar nёn rrezet e forta tё diellit. Kishte njё trup mesatar dhe bel tё hollё, ndёrsa sytё e kaltёr i rrezatonin vetёm ёmbёlsi. As qё e kishte menduar ndonjёherё mё parё ndarjen me Svjetllanёn. Kishin tre vjet qё dashuroheshin, qё nga ajo ditё kur i kёrkoi tё kёrcenin bashkё nё njё mbrёmje tё Akademisё Ushtarake Detare tё Saint Petersburgut. Tё gjithё studentёt shqiptarё ishin hedhur nё sulm pёr tё gjetur ndonjё vajzё ruse, me pretekstin fillestar qё tё mёsonin atё gjuhё tё vёshtirё, por nё fund arsyeja e parё e humbi rёndёsinё dhe nё marrёdhёniet e tyre mё sё shumti zuri vend dashuria. Pёr Isain ndjenja pёr Svjetllanёn ishte dashuri me shikimin e parё, ndёrsa mёsimi i gjuhёs ishte diçka dytёsore.
Svjetllana i hodhi krahёt rreth qafёs dhe e shtrёngoi fort, sikur tё mos e kishte parё pёr njё kohё tё gjatё. Ndoshta e ndiente qё diçka e rёndё dhe e madhe kishte ndodhur. Kishin vetёm pesё ditё qё nuk ishin takuar, por Isait i dukej sikur kishte kaluar njё shekull.
“мой друг” (“I dashuri im”), çfarё ka ndodhur? Pse je kaq i mёrzitur?”
“Sot kishim njё takim me atasheun tonё ushtarak…”
“Edhe…?”
“Ka ardhur njё urdhёr nga Shqipёria qё tё gjithё studentёt shqiptarё tё lёnё studimet dhe tё kthehen urgjentisht nё atdhe!” I ktheu menjёherё shpinёn pёr tё fshehur disi dridhjen e zёrit. Nuk ishte mirё tё tregonte dobёsi para njё vajze. Shqiptarёt nuk derdhin lotё para femrave dhe kёtё fakt ai e kishte ngulitur nё mendje shumё mirё. Kapёrceu lёmshin qe iu mblodh nё fyt dhe iu kthye pёrballё. E pa me ngulm nё sy, sikur donte tё depёrtonte thellё qenies sё saj tё brishtё.
“Ti, çfarё do tё bёsh?” Zёri i saj doli i dobёt, gati si njё pёshpёrimё gjethesh.
“Mё duhet tё kthehem!” Iu duk sikur atё çast njё dorё e padukshme po i shkulte zemrёn. “Por mund tё vish edhe ti me mua, nёse do,” shtoi, si pёr ta zbutur gjendjen, por zёri i doli i mekёt, sikur po mbytej. Ishte shumё ajo qё po kёrkonte nga Svjetllana. Ishte thjesht njё aludim, njё fjalё e mirё sa pёr tё larё gojёn. Si vajzё oficeri ajo e kishte mё tё vёshtirё se ai, qё tё braktiste gjithçka e tё vinte pёr tё jetuar nё njё vend tё vogёl dhe armik si Shqipёria.
“Qёndro ti kёtu! Unё nuk kam mbaruar shkollёn dhe pasdite jam nё punё. Po tё qёndrosh ti kёtu, babai do tё tё ndihmojё tё gjesh njё vend tё mirё nё ushtri.” Svjetllana po e shikonte me ngulm. “Kёtu do tё kesh tё ardhme!”
Pёrfytyroi arratisjen nga konvikti dhe ikjen me njё taksi tё rastit nё apartamentin e saj. Mjaftonte tё ndante mendjen dhe gjithçka do tё shkonte nё vendin e vet. U drodh i gjithi, sikur ta kishin zёnё ethet. As qё e imagjinonte dot tё qёndronte aty, duke flakur tej uniformёn e ushtarakut. Kjo do tё cilёsohej si dezertim nga Ushtria dhe atij padyshim qё do t’i vihej damka e tradhtarit. Do t’i duhej t’i jepte lamtumirёn babait, tri motrave dhe vёllait qё e prisnin tё kthehej nё shtёpi. Po tё qёndronte, nuk do tё kishte mё mundёsi gjatё tё gjithё jetёs sё vet, qё tё vinte njё tufё me lule nё varrin e nёnёs. Me imagjinatёn e ndezur rikrijoi atё moment, kur do tё zhvishej e flakte tej uniformёn ushtarake. Nё fillim do tё fuste nё thes kapelen, pastaj xhaketёn dhe pantallonat…Krejtёsisht lakuriq, nё rroba civile, vetja po i dukej si njё njeri pa vlerё dhe pa dinjitet. Atdheu apo Svjetllana? Svjetllana apo Atdheu? Oh, sa do tё kishte dёshirё qё t’i kishte pёrjetёsisht tё dyja dhe tё mos humbiste asnjёrёn. Shqipёriza e vogёl dhe Svjetllana e kishin sejcila nga njё qoshe nё zemrёn e vet.
Hapi krahёt, ashtu si skifteri mbi prenё e vet. E shtrёngoi fort si i marrё dhe e puthi disa herё nё ato buzё tё rrumbullakta e tё kuqe, pa kuptuar se lotёt kishin filluar t’i rridhnin nё faqe instinktivisht.
“Eja me mua, Svjetllana! Tё lutem, eja vetёm si vizitore. Nuk ka pse tё martohesh me mua. Rri ca ditё nё shtёpinё time nё Shqipёri. Po nuk tё pёlqeu, ik!” Nuk e kuptoi as vetё, sesi i erdhi ai propozim i beftё, por qё nё momentin qё ja tha, e kuptoi se ishte njё gjё e kotё qё t’i kёrkonte t’i hynte njё aventure tё tillё pёr tё vizituar Shqipёrinё. Nuk kishte kohё pёr vendime tё pёrkohshme. Mund tё dilnin njёqind pengesa nga mё tё paimagjinueshmet. Svjetllana duhej ta ndante mendjen e tё merrte njё vendim tё prerё: ose tё vinte pёrfundimisht, ose tё rrinte pёrgjithmonё aty, nё Saint Petersburg. Svjetllana duhej tё zgjidhte ndёrmjet tё dashurit tё saj dhe Rusisё. Oh zot! Pёrse vallё ndarja duhej tё vinte nga njё arsye e tillё? Mund tё kishte ndonjё arsye mё tё bindshme, pёrshembull vdekja. Mund tё bёheshin shkak pёr ndarje dhjetra yçkla tё tjera, por jo grindjet politike ndёrmjet dy shteteve. E ç’lidhje kishte Svjetllana me idetё revizioniste tё Hrushovit? Ç’punё kisha ai vetё me qёndrimin aventuresk tё Enver Hoxhёs pёr t’u hequr mё stalinist se vetё Rusёt?! E gjithё ajo gjendje i tingёllonte krejtёsisht absurde dhe e gёnjeshtёrt. Tё gjitha ato ёndrra qё kishin ndёrtuar bashkё, tashmё po shembeshin me njё tё rёnё tё njё shkopi magjik. Qё nga ajo ditё qё e kishte parё pёr herё tё parё, kurrё nuk e kishte menduar se do tё ndahej nga ajo. Kjo botё qё kishin ndёrtuar ishte njё kёshtjellё mbi grimcat e rёrёs dhe prandaj po u shkёrrmoqej parasysh.
“Kur bёhet nisja pёr nё Shqipёri?”
“Na kanё dhёnё ultimatum qё tё ikim tё gjithё brenda njё jave! Atasheu ynё u shpall “non grata”.”
Isai ia shtrёngoi dorёn e vogёl dhe tё brishtё, sikur donte tё merrte pak ngrohtёsi nga zjarri i saj i brendshёm. Svjetllana fshehu kokёn nё gjoksin e tij tё bёshёm dhe qau nё heshtje. Mё nё fund e kishte kuptuar se Isai nuk mund tё qёndronte aty dhe tё mos i bindej urdhёrit pёr t’u kthyer nё atdhe. A do tё kishte vallё mё vend nё zemrёn e tij pёr njё vajzё tjetёr?
“Pёrse u dashka tё bёjmё zgjedhje tё tilla kaq tё vёshtira? Pёrse?!” Fjalёt e Svjetllanёs i vinin si tё pёrgjysmuara nё vesh.
“Do tё tё shkruaj letra pёrditё. Gjithçka do tё jetё kalimtare. Mbase ka qenё thjesht njё keqkuptim dhe ata lart do tё merren vesh njё ditё!”
“Nuk mё besohet! Konflikti mund tё zgjasё me vite tё tёra!” Svjetllana fshiu lotёt me shami tё qёndisur nё cepat nga vetё ajo, tё cilёn e nxorri nga çanta e dorёs dhe e futi prapё nё tё me delikatesё. “Eja tё shkojmё tё restoranti ynё i preferuar nё “Moroshka pёr Pushkinin”. Mund tё jetё hera e fundit.”
Isai i hodhi krahun rreth qafёs dhe tё dy tё pёrqafuar morёn rrugёn nё kёmbё pёr nё restorantin me emrin e poetit tё shquar rus, qё pёr fat ishte vetёm 200 metra larg nga parku. Svjetllana nuk ia lёshoi pёr asnjё çast dorёn, gjersa mbёrritёn nё restorant. Sa netё romantike kishin kaluar aty, tё ulur nё karriget me ato forma tё çuditshme! Hyrja ishte disi e fshehur nga sytё e kalimtarёve tё rastit, duke e bёrё njё qoshkёz tё parapёlqyer pёr dashnorёt. Ngjitur me lumin Moika, “Moroshka pёr Pushkinin” do tё mbetej gjatё nё kujtesёn e Isait. Restoranti e kishte marrё atё emёr “Luleshtrydhe pёr Pushkinin”, pasi poeti i madh kur ishte gjallё, sillte luleshtrydhe me vete pikёrisht aty, nё atё restorant.
U futёn nё katin e nёndheshёm dhe menjёherё zunё vend nё tavolinёn e tyre tё parapёlqyer. Nёn tingujt e muzikёs dhe shijes sё verёs, Isai po uronte nё heshtje qё ato çaste tё zgjasnin nё pёrjetёsi. Svjetllana e pezmatuar treste shikimin nga dritarja dhe qёndroi gjer nё fund si nё gjemba, gjersa mbaruan dhe dolёn jashtё. Para se tё ndaheshin, e pёrqafoi fort dhe e puthi me afsh nё buzё. Kishte njё parandjenjё qё nuk do tё shiheshin mё.
“Kur bёhet nisja?
“Tё Hёnёn. Do tё vijё njё autobuz para derёs sё akademisё dhe do tё na marrё pёr tё na dёrguar drejt e nё aeroport.”
“Do tё vij tё tё pёrcjell. Mbase tё mbushet mendja gjer atёherё qё tё rrish kёtu,” shtoi me gjysёm zёri.
Isai e pёrqafoi sёrisht. Ajo buzёqeshje e ёmbёl e mbёshtolli tё gjithin, sikur donte t’ia hiqte me magji trishtimin qё e kishte zёnё. As qё donte ta mendonte ndarjen nga Svjetllana, veç luste zotin, qё ajo tё vinte edhe njёherё tё vetme nё stacionin e autobuzit, kur tё nisej pёr nё aeroport. Ndoshta Svjetllana do tё ndёrronte mendje dhe tё vinte me tё nё minutёn e fundit. Ndoshta … (Vijon)