Letërsi

Perpetum Mobile - Nga Roland Gjoza

të vraposh, e përse? ku të shkosh?

s'të pret njeri, edhe krishti po të ekzistojë

s'vjen

duhet ta ndjekësh!

kështu qe shkruar

vrapo pas të parit, të dytit, të njëmiliontit

e për çfarë?

që ai të kthehej më në fund në një monument

dhe brezi pasardhës

ta shembte!

e lashë vrapimin, tani mësoj si të fluturoj

apo si të notoj

po edhe kjo s'qenka gjë

të ha më i forti!

le ta ngrys me një gotë

në vetmi

dhe të shkruaj se shkaku është rinia që mori rrugët e botës

dhe s'ka kush i ngre monumentet

dhe s’ka kush i shemb!

©Roland Gjoza