Letërsi

VANGJUSH ZIKO: NJË PYETJE DASHURISË SIME

E përjetshme,

e ethshme pyetje kjo,

s'i përgjigjemi dot

ç'është dashuria.

Fëmija pi gjirin e nënës

e ndien veten ëngjëll,

i riu parajsën gjen

në krahët e saj të ëmbël,

po ne në moshën pleqërishte,

pyes dashurinë time,

duke i përkëdhelur thinjët.

Nën buzë qesh ajo,

s'i numëron dot

puthjet, ledhatimet,

as heshtjet kryeneçe s'i harron,

kapriçiot që ka xhelozia.

Tespije qelibari

shkuar në fill të mëndafshtë

tërë stinët e shijuara bashkë,

ja ç'është dashuria.

Tagged under Vangjush Ziko