Sport

Lojërat Olimpike Dimërore 2018 – Kanadaja renditet e treta me medalje

Nga: Skënder Buna

Nga 9 deri më 25 shkurt 2018, në PeyongChang të Koresë së Jugut u zhvilluan Lojërat e XXIII-ta Olimpike Dimërore. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithsej 2925 sportistë që përfaqësuan 93 vende, mes të cilave për herë të parë edhe Republika e Kosovës. Kanadaja për nga numri i pjesëmarresve në delegacion renditej e dyta me 226 vetë pas SHBA me 241. Kanadaja gjithashtu u rendit e dyta për nga medaljet, duke fituar gjithsej 29, nga të cilat 11 ari, 8 argjendi dhe 10 bronzi.

Në vend të parë e të dytë u renditën përkatësisht Norvegjia me 39 dhe Gjermania me 31 trofe. Ndër faktet që mund të veçohen nga manifestimi më i madh olimpik dimëror është pjësëmarrja në të e Koresë së Veriut dhe një ngrohje e marrëdhënieve mes dy Koreve që kulmoi me paraqitjen e ekipit të përbashkët në Hockey femra. Atletja çeke Ester Ledecka ishte e para në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore që fiton brenda të njejtit edicion dy medalje ari në dy disiplina olimpike të ndryshme, përkatësisht në Ski alpine dhe Snowboard. Norvegjezja Martine Bjorgen, e cila fitoi 5 medalje ari, tashmë kasifikohet si atletja me më shumë medalje e të gjitha kohëve në lojëra dimërore, gjithsej 15.

Ndër emrat kanadezë spikatën fituesit e medaljeve të arta Sebastien Toutan në Snowboarding,

Kelsey Serw në Ski cross femra dhe Brady Leman në të njëjtën displinë për meshkuj. Po kështu, fitues të tjerë të medaljeve të arta si Cassie Sharpe në Freestyle skiing apo Samuel Girard dhe Ted-Jan Bloemen në 1000m Skating. Për sa i takon ekipeve, veçohen medaljet a arta në Ice dancing mixed dhe Mixed doubles në Curling. Disi zhgënjyese për sportdashësit kanadezë mbeti performanca e dy ekipeve të Hockey-t në konkurim ku femrat fituan medaljet e argjendit ndërsa meshkujt ato të bronzit.