Sport

Miqësorja Shqipëri-Norvegji, Panucci shpall listën

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka bërë dje publike listën e 24 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen miqësore midis Shqipërisë dhe Norvegjisë, që do të luhet në “Elbasan Arena” më 26 mars.

Lista ka edhe disa emra te rinj surprizë siç raportojnë shumë media nga Tirana. Mes tyre Herdi Prenga (Inter Zapresic, Kroaci), Bujar Lika (Grasshopper-Zyrih, Zvicër), Kristal Abazaj (Luftëtari) dhe Enis Gavazaj (Skënderbeu), katër lojtarë që thirren për herë të parë në Kombëtaren A nga tekniku italian. Disa titullarë mungojnë, një pjesë për efekt dëmtimi mes të cilëve Amir Abrashi. Ky i fundit do qëndrojë larg fushave për rreth 6 muaj. Mungon gjithashtu edhe kapiteni Ansi Agolli.

Ja dhe lista e shpallur për ndeshjen me Norvegjinë:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha;

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Herdi Prenga, Naser Aliji, Ermir Lenjani, Arlind Ajeti, Bujar Lika;

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Sabien Lilaj, Taulant Xhaka, Kamer Qaka, Andi Lila, Eros Grezda, Odise Roshi, Kristal Abazaj, Enis Gavazaj, Liridon Latifi;

Sulmues: Bekim Balaj, Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi; 

@FlasShqip.ca