Sport

Boks: Kristian Prenga fiton në Toronto përballë Tim Chemelli

Ka përfunduar me fitoren e boksierit shqiptar Kristian Prenga ndeshja për peshat e rënda e zhvilluar mbrëmë në ringun e Convention Center në Toronto.

Në takimin e tij të dytë në Ontario, në harkun kohor të më pak se një viti, Prenga ka arritur te fitojë sërish, kësaj here përballe rivalit të fortë kanadez nga Alberta, Tim Chemelli, me KO në raundin e dytë.

Ndeshja është ndjekur nga dhjetra simpatizantë shqiptarë të gjigandit nga Mirdita, të cilët të entuziazmuar kanë valevitur flamurin kombëtar duke brohoritur e duartrokitur fituesin.

@FlasShqip.ca