Sport

Dhe tani Euro 2020 është komplet anglez - Nga Adriatik R. Dosti

 Adriatik R. Dosti - Michigan, SHBA

Sepse dy gjysmëfinalet dhe finalja e madhe luhen në 6-7 dhe 11 Korrik në Wembley të Londrës!

Ja historia Euro 2020 e dy çifteve gjysmëfinaliste Itali-Spanjë dhe Angli-Danimarkë:

Itali-Spanjë

ITALIA në këtë Europian në grup fitoi 3-0 me Turqinë, 3-0 me Zvicrën, 1-0 me Uellsin. Fitoi 2-1 në shtesë me Austrinë për në 1/8 dhe 2-1 me Belgjikën në çerekfinale. Pra 5 fitore dhe 32 ndeshje rresht pa humbje.

Është Kampione e Europës në 1968 pas dy finaleve me Jugosllavine 1-1 dhe 2-0, por ka qenë në finale në 2000 dhe ka humbur 1-2 me Golden Gol me Francën dhe në 2012 kur u mund thellë 4-0 nga Spanja.

Ekipi italian

SPANJA në këtë Europian në grup doli 0-0 me Suedinë, 1-1 me Poloninë, fitoi 5-0 me Sllovakinë. Për 1/8 fitoi 5-3 me Kroacinë në kohë shtesë. Në çerekfinale mundi 3-1 me penallti (pas lojes se rregullt dhe kohës shtesë 1-1) Zvicrën.

Është 3 herë Kampione e Europës. Në 1964 ka mundur në finale 2-1 Bashkimin Sovjetik, në 2008 Gjermaninë 1-0 dhe në 2012 Italinë 4-0, si dhe ka qenë finaliste në 1984 kur është mundur nga Franca 2-0.

Ekipi spanjoll

Itali-Spanje janë ndeshur 37 herë midis tyre që nga ndeshja e parë në 1920 në Antverp, për Lojërat Olimpike kur fitonte Spanja 2-0 dhe ndeshja e fundit mes tyre i përket 2018, për eliminatoret e Kampionatit Botëror në Madrid, kur Spanja fitonte 3-0. Në 101 vjet histori përballjesh mes tyre, kanë nga 11 fitore secila e 15 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Angli-Danimarke

ANGLIA në këtë europian është e vetmja skuader që nuk ka pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshjet e luajtura deri tani. Ka fituar 1-0 me Kroacinë, barazoi 0-0 me Skocinë, fitoi 1-0 me Çekinë. Në 1/8 fitoi 2-0 me Gjermaninë dhe në çerekfinale dërrmoi Ukrainën 4-0.

Nuk ka fituar ende asnjë kampionat europian dhe nuk ka qenë asnjëherë në një finale të tij, përjashto qënien në gjysmëfinale në 1996, kur u eliminua me penallti nga Gjermania e ku penalltia e humbur nga trajneri i sotëm i saj Gareth Southgate ishte decizive.

Ekipi anglez

DANIMARKA e nisi më keq se asnjë ekip tjetër, kur u mund në dy ndeshjet e para 1-0 nga Finlanda dhe 2-1 nga Belgjika, plus shokun e madh që pësoi me atë çka i ngjau kapitenit të saj Eriksen. Tek mendohej pothuajse e elimininuar, shkatërron Rusine 4-1 dhe vazhdon për më tej. Në 1/8 mund thellë Uellsin 4-0 dhe në çerekfinale mundi Çekinë 2-1.

Në 1992 shokoi botën e futbollit teksa u thirr nga pushimet dhe shkoi deri në finale ku mundi Gjermanine 2-0 dhe u shpall Kampione e Europes. Por vetem kaq, pasi asnjëherë me parë e më pas nuk ka qenë finaliste.

Ekipi danez

Angli-Danimarkë janë takuar 21 herë midis tyre. 12 fitore iu përkasin anglezëve, 4 danezëve e 5 ndeshje janë mbyllur në barazim. Dy ekipet kanë një histori përballjesh 73 vjeçare. Përballja e parë mes tyre i përket një miqësoreje të vitit 1948, mbyllur në barazim 0-0 dhe e fundit 14 Tetorit 2020, për Ligën e Kombeve, ku ka fituar Danimarka 1-0.

Për gjysmëfinalet e Euro 2020 Itali-Spanjë do të luhet në Londër në 6 Korrik në orën 21:00 dhe Angli-Danimarkë do të luhet po në Londër, por në 7 Korrik në orën 21.00. Finalja e madhe e Europianit do të luhet po në Wembley të Londres në 11 Korrik 2021, në oren 21.00.

Çfarë do të kemi, një klasike të shumëpritur Itali-Angli apo ndonjë surprize që mund të na lerë me gojë hapur të gjithëve? Le të presim!

Viva Football!

©Adriatik R. Dosti/Flasshqip.ca