Euro 2020, a do të kemi sërish një finale “të vjedhur”? - Nga Ilir Gjini

Ilir Gjini - Toronto
Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Euro 2020, ku në stadiumin mitik Wembley, do të marrë fund “beteja” për trofeun më të rëndēsishëm europian të futbollit.
Gjysëm shekulli e ca më parë, pikërisht në Wembley, u luajt finalja dramatike Angli-Gjermania Perëndimore dhe anglezët me një dorë “ndihmë” nga arbitri, ngritën trofeun. Një goditje e Geoff Hurst në kohën shtesë, kur topi goditi tranversën e më pas vijën fatale te portës, u cilësua si gol i rregullt nga arbitri. Rol kryesor në vlerësimin e golit pati anësori sovjetik Tofiq Bahramov. Por edhe në këtë finale, anglezët e Southgate erdhën me një penallti tepër të dyshimtë.

Finalja Angli-RFGJ, 1966
Megjithëse ky Europian do të mbahet mend për një arbitrim të shkëlqyer, penalltia e fituar nga Sterling ndaj danezëve, na la një shije të keqe, sidomos për gjyqtarët e VAR.
Në finalen e 11 Korrikut, do përballen dy nga superfuqitë futbollistike që kanë shkruar historinë e futbollit. Italia katër herë kampione e Botës dhe një herë e Europës në kampionatin e largët të 1968-s, përballë shpikësve të futbollit me vetëm një trofe të fituar.
Statistikat flasin për një fitore të lehtë të italianëve në 27 përballjet mes tyre: 11 me 8 dhe 8 ndeshje barazim. Në supet e Sterling, Kane e shokëve të tyre, qëndron një komb i tërë, i dashuruar pas futbollit e i etur për trofe që mungojnë prej 55 vitesh.

Përballë do të kemi dy mbrojtjet më të mira në botë për momentin. Kelini dhe Bonuçi ose mbrojtja “betonarme”, si dhe Stones e Magire, ose mbrojtja e pathyeshme e këtij Europiani. Vetëm një gol është shënuar në portën e anglezëve, por me një goditje dënimi, ku nuk mund të fajësohej mbrojtja.
Nga porta e deri tek sulmi, le të bëjmë një vlerësim mes dy ekipeve finaliste:
Pickford përballë Donnarumma - barazim.
Kelini & co përballë Stones & co - barazim ose një fitore e lehtë e italianëve.
Mesfusha italiane Verratti, Jorginho e Chiesa, apo Rice, Mount e Philips? Peshorja anon nga italianet.
Kane & Sterling, apo Immobile & Insigne? Më mirë duken anglezët.

A do kemi sërish një finale “të vjedhur” si të 1966 ku anësori sovjetik Bahramov “shënoi” gol me vendimin e tij?
Të shohim. Shpesh FIFA dhe UEFA janë akuzuar për favorizime, sidomos të ekipeve nga vendet organizatore. Para përballjes Angli-Gjermani në 2010, në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Australi, shtypi britanik numëronte jo vetëm përballjet futbollistike, por edhe betejat e fitura kundër gjermanëve edhe në Luftën e Dytë Botërore. Te njëjtën gjë po bën edhe sot ku përballë do kenë Italinë e Mançinit.
Le të shijojmë finalen!
©Ilir Gjini










