Sport

Nora Gjakova, kampione e Evropës në xhudo

Xhudistja pejane Nora Gjakova ka shkëlqyer në kampionatin që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit duke i mposhtur kundërshtaret një pas një, për ta fituar në fund medaljen e artë.

Në finalen e madhe, Nora mposhti gjermanen Theresa Stoll, duke fituar për herë të parë titullin e kampiones evropiane, ndërsa tre here më parë kishte përfunduar e treta, duke fituar vetëm medaljen e bronzit.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Norën dhe për sportin kosovar në përgjithësi.

Burimi: Zeri.info