Lojërat Olimpike të Pekinit - Kanadaja fiton medaljen e artë në hokej për femra

Marie-Philip Poulin
Ekipi kanadez i hokejit për femra është shpallur sot kampion olimpik në Pekin, duke fituar njëherazi dhe medaljet e arta. Fitorja e sotme konsiderohet revanshi për humbjen në finalen e vitit 2018. Kësaj radhe fati u ka buzëqeshur sërish kanadezeve, të cilat në Qendrën Sportive Wukesong mundën me rezultatin 3-2 rivalin e tyre të përjetshëm, ekipin e Shteteve të Bashkuara.
Kjo është medalja e pestë e artë për Kanadanë në hokej për femra, në gjashtë Lojërat e fundit Olimpike.
Kapitenia e ekipit Marie-Philip Poulin është autorja e dy golave në këtë përballje dhe bëhët kësisoj e vetmja femër hokejiste e çdo gjinie që shënoi në katër lojëra olimpike për medalje të arta. Ajo është autore e golit të fitores në këto Lojëra Olimpike, për herë të tretë në karrierën e saj, pas Vankuverit në 2010 dhe Soçit në 2014.

©Flasshqip.ca
Foto: Getty Images/Tasos Katopodis/Elsa










