Sport

Armada fundos Anglinë - Nga Ilir Gjini

Ilir Gjini

Armada spanjolle e De la Fuente-s fundos “Marinën mbretërore” të Southgate në “betejën” finale të Berlinit.

Djemtë e De la Fuente-s e dominuan ndeshjen dhe nuk e vunë në diskutim fitoren. Mendoj se meritën kryesore në këtë sukses të merituar të Spanjës e ka trainieri. Përgjithësisht ekipet kombëtare janë ndërtuar me një strukturë bazike të një ose dy klubeve elitare, ndërsa Spanja e sotme ka në përbërje lojtarë nga shumë klube.

De la Fuente ka mundur të marrë më të mirën nga lojtarë që nuk kishin shumë emër si Williams, Yamal apo Oyarzabal.

Spanja e sotme ngjason me Barcelonën e Pep Guardiolës, por me një futboll më me ritëm dhe me shpërthime të rrufeshme nga krahët.

Vetëm Gjermania mundi ta vinte në vështirësi dhe nëse arbitri do ishte më i vëmendshëm ndoshta do kishim Gjermaninë fituese.

Me këtë grup futbollistësh spektakolarë, Spanja do dominojë edhe në Kampionatin Botëror të vitit 2026.

© Ilir Gjini - Toronto

Fotot: Adrian Dennis/AFP