Opinione

“Zgjedhja” e Avokatit të Popullit një histori e turpshme, simptomë e degradimit moral - Nga Artan Fuga

Në romanin tim të ri "Ndëshkimi i dytë i Evës" (Botimet Papirus), një nga personazhet, Lavdoshi, është njeri me pushtet që fuqinë e mbledh në mënyrë "demokratike", duke manipuluar ata, "të zgjedhurit" nga populli, duke përfituar nga degradimi i tyre moral.

E them këtë lidhur me historinë e turpshme që u shfaq lakuriq para të gjithë shqiptarëve me rastin e zgjedhjes (hahahaha: zgjedhjes), të avokatit (hahaha: avokatit), të popullit (hahahaha: të popullit)

Një nga ato histori turpi sikurse kemi çdo javë, që dëshmon degradim moral i cili ka zënë vend në detashmente burokratiko-politiko që qendrojnë si superstrukturë sunduese pa legjimitet moral mbi kokat tona, mbi jetën tonë.

Avokat i Popullit që e zgjedhin ata për të cilët populli ka nevojë për avokat!?

Që këtu nis idiotizmi kushtetues, pamoralshmëria e saj. Keni parë ndonjëherë ndonjë mbrojtje serioze për popullin nga avokati (hahaha) i popullit (hahaha: i papopullit)?

Kurrë! Por, mos kujtoni se është e rastit. Është njësoj sikur dy palë të ballafaqohen në gjyq, dhe viktima të ketë për avokat (hahahaha: avokat) një avokat që ia cakton dhunuesi. Vetëm një gomar pret gjë prej këndej.

Ky është turpi i parë.

Ndërkohë ca deputetë të opozitës (hahahaha: të opozitës) kanë dhënë firmat e tyre për të zgjedhur avokat (hahahaha : avokat) të popullsisë dikë!?

Po pse nuk ka të drejtë deputeti (hahahaha: deputeti) të heqë dorë nga firma e tij deri në çastin e votimit?

Sigurisht që ka. Vullneti i deputetit shprehet në çastin që voton ose nuk voton një ligj ose vendim. Atëhere bëhet i pakthyeshëm sipas vullnetit të tij personal, por deri atëhere e ka këtë të drejtë. Kush ia heq kupton nga logjika e ligjit aq sa kupton qeni i komshiut tim nga filozofia. Nuk kupton asgjë nga filozofia e ligjit kushtetues.

Ja ta zëmë se kandidati (hahahaha : kandidati) atë ditë gjysëm ore para se të votohet, ka thyer me dhunë një bankë, ka përdhunuar një zonjë që pastron rrugët e qytetit herët në mëngjes, ose është kapur duke iku pa paguar nga ndonjë birrari, apo ka bërë sjellje të turpshme duke u masturbuar në mes të bulevardit, a nuk kanë të drejtë deputetët e populli (hahahaha: të popullit), të thonë se i tërheqim firmat?

Ky është turpi i dytë.

Po këta deputetët e opozitës që thonë se i dhamë votat se kështu na dha shenjë tundja e flamurit?

More a janë njerëz me arsye (hahahaha: arsye) deputetët e opozitës (hahahaha: opozitës), apo janë robotë që dikush i ve në prizë dhe bëjnë si gjeli i orës sime të murit, që në çdo orë, po e kurdise, bën: ku-ku, ku-ku, ku-ku?

Nuk e dinin ata se kandidati (hahahaha: kandidati) i ka bërë mut me fjalë nëpër televizione duke i quajtur palaço, të shitur, të degraduar, vjedhës, të gjitha të zezat... (sigurisht me fjalë)? Njëra nga të dyja, ose nuk e marrin seriozisht, ose i japin të drejtë, dhe thonë: Ore ne ashtu vërtetë jemi, kalbësira politike.

Duhet të zgjedhin! Nuk e dinin ata se kandidati ishte bërë i njohur pikërisht duke thënë fjalë në ajër nëpër televizionet tanë, dhe pikërisht duke kandiduar, po i fshinte ato fjalë, sa kohë kërkonte firmat e atyre që ishin armiqtë (hahahahaha) e tij të jetës (siç deklaronte më parë!)? Kaq të trashë të jenë?

Ky është turpi tretë, që opozita po na e dhuron çdo ditë, gjithnjë e më të madh.

Kurse kandidati (hahahahaha) pasi i kishte premtuar popullit se kishte ardhur si Mesia (drejt e nga doktoratura, që nuk e kemi parë të botuar sepse mund të ketë qenë një zbulim i madh, pse jo)  për t'u marrë me politikë që ta shpëtonte popullin, pasi i premtoi për vite të tëra se me partinë e vet politike do ta zhdukte, do ta minonte, do ta shkulte nga rrënjët klasën e vjetër politike, pasi nuk la xhajë, dajë, a ku di unë pa futur si kandidat për deputet, kërkoi, pranoi dhe mori votat pikërisht të kësaj klase politike që e quante më të degraduar se senatorët romakë në kohën e Kaligulës, pranoi firmat e po asaj klase politike që gati si një Rrobespier modern do ta çonte drejt e në gijotinë, për të marrë një zyrë, një veturë, një rrogë të qelbur, dhe me kaq i futi një të fshirë gjithçkaje!?

Komisarin doni juuuuuu! (hahahahaha): Po, komisari ishte lojaaaaaaaaaa - bërtet kapterr Ramiu që nga ekrani i televizorit tim.

E shoh katër herë në ditë atë film. Më pëlqen kapterr Ramiu!

Dhe sikur të mos mjaftonte, kandidati (hahahaha) falenderon edhe të gjithë deputetët dhe forcat politike që e votuan atë për të hequr ngërçin (ahahahaha ngërçin) si akt pjekurie (hahahaha) pjekurie politike e asaj klase politike që ai e kishte quajtur dhe shquajtur si mashtruese, uzurpuese, e ku di unë se çfarë tjetër me fjalë doktorature.

Ky është turpi i katërt!

Bravo!

Bravo!

Dhe tani viktima popull le të presë ndihmën e avokatit!

Unë nuk mund të mos sjell një pasazh nga Ushtari i mirë Shvejk.

Pasi një togë ushtarësh ishin ankuar, një komision erdhi të bënte verifikimet. Por, nuk bëri asgjë për ushtarët sigurisht.

Pasi iku komisioni, koloneli i detyroi ushtarët ankimtarë të parakalonin para tij, të bënin djathtas ndero duke thërritur:

Ne qelbësirat kujtuam se komisioni do të na ndihmonte, por komisioni na ndihmoi një mut!

Dhe ushtarët e shkretë parakaluan disa herë duke thërritur:

Ne qelbësirat kujtojmë se avokati i popullit do të na ndihmojë, por...

© Artan Fuga