Opinione

Ana e padukshme e fajit - Nga Artan Gjyzel Hasani

“A ta ngref? Më përdhuno!”, thotë publikisht Preja.

“Ma ngref dhe do të të përdhunoj!”, përgjigjet Predatori i padukshëm.

Ai mesazh i shkruar në kofshët e dy vajzave ishte vulgar, i padobishëm, “cool” për protestën si spektakël majmunërish të importuara nga bota dhe nul për protestën si sensibilizim kundër dhunës seksuale mbi vajzat.

Ato mesazhe gjoja sfidojnë Përdhunuesin duke i thënë “Hë ta mban të na përdhunosh? Ja ku jemi, me shalët e zhveshura dhe më ftesën për ty, ta kemi hedhur dorashkën e sfidës”.

Një sfidim tepër idiotesk, banal, pa asnjë dobi dhe perkundrazi, i dëmshëm.

Protestueset edhe mund të kishin dalë krejt lakuriq në rrugë me trupin e mbushur jo vetëm me ftesa seksuale, por edhe me vizatime nga akti i përdhunimit. Sy të shyqer, vrima të përgjakura, dhe një penis gjigand që pentronte tërë trupin e Përdhunuesit. Aq sa edhe Marina Abramoviç t’i kishte zili këto bija të shqipes. Natyrisht spektakli do tërhiqte shumë vëmendje dhe organizatorët do mbeteshin të kënaqur.

Po viktimat reale të përdhunimeve si do të ndjeheshin vallë?

Unë nuk besoj te togfjalëshi i bujshem “sensibilizim i shoqërisë”.

Përdhunimi është diçka që ndodh në privat dhe larg syve të publikut. Një marrëdhënie që ndodh mes dy personave. Predatorit dhe Presë.

Ne nuk mund të sensibilizojmë Predatorin, sepse kjo gjë është e panatyrshme. Predatori e ka në natyrën e vet tërheqjen seksuale ndaj Presë së vet. Është ligji që merret me Predatorin.

Por ç’rëndësi ka që Predatori do të kyçet pas hekurave, përderisa përdhunimi ka ndodhur?

Çfarë është më e rëndësishme për shoqerine, parandalimi i një përdhunimi të mundshëm apo të mburremi që Përdhunuesin e kemi burgosur?

Të shmangim qënien Pré dhe viktimë e mundshme e Predatorit apo të mburremi që pas perdhunimit ne ia treguam vendin Predatorit me forcën e ligjit dhe të mitingjeve tona shalëshkruara?

Shoqëria njerëzore nuk mund të ndalojë përdhunimin. Nuk e ka ndaluar dot që nga krijimi i saj.

Vajza dhe gra trimëresha të protestave tuaja spektakolare!

Përdhunuesi është gjithnjë diku aty rreth jush duke pritur të gjejë momentin e sulmit mbi ju. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë! Nëse përdhunimet do ishin zhdukur me seminare, mitingje, ligje dhe predikime sot nuk do të ishim duke debatuar akoma për Përdhunimin.

Ne nuk mund të sensibilizojmë kurrë një Predator!

Por ne kemi në dorë të menaxhojmë sjelljen dhe reagimin e Presë.

Duhet sensibilizuar Preja dhe jo Predatori!

Duhet edukuar vajza se si të mos bëhet pré!

Ka dhjetra mënyra për të mbetur femër tërheqëse pa u bërë viktimë përdhunimi.

Mendoj se për një shqyrtim të tillë të kësaj dukurie nuk kanë vlerë sugjerimet e psikologëve, feministeve, juristëve apo predikuesve moraliste.

Nëse do t’i qasemi dukurisë nga ana legjislative nuk kemi qullosur gjë, por perkundrazi do te humbasim fillin e asaj qe kerkojmë.

Legjislacioni merret vetëm me pasojën. Nuk parandalon asgjë.

Morali i një shoqërie ka ndikim edhe mbi ligjet dhe asnjë ligj, sado i fortë të jetë, nuk mund të ndryshojë moralin e caktuar të një shoqërie.

Shumica e njerëzve mendojnë se dy janë gjërat që e bëjnë pré të mundshme seksuale një femër. Veshja dhe Sjellja.

Unë mendoj që nuk ka veshje provokuese, por sjellje provokuese.

Por a mendon kështu Predatori?

Në shumë raste sjellja dhe veshja i imponohen njera tjetrës dhe janë në të njëjtën gjatësi vale. Për mirë apo edhe për keq.

Eshte fakt që Predatori seksual nuk sulmon çdo femër që i del përpara. (Duke perjashtuar rastet ekstreme të ndonjë të sapoliruaruari nga burgu apo ushtria që “te burimi sheh një vashë tuj mbush ujë” dhe verbohet nga epshi i akumuluar nder vite, apo edhe e kunderta, femer e alkoolizuar, e droguar, me te meta mendore, apo edhe “lolitë” nga vetë zgjedhja e saj që bie kollaj pré e Predatorit)

Në librin e saj studimor “PROVOCATIVE DRESS AND SEXUAL RESPONSIBILITY”, autorja JESSICA WOLFENDALE, profesore e Filozofisë në Universitetin e West Virginia, jep statistika të bollshme në lidhje me perceptimin që ka publiku për rolin e veshjes femërore në rastet e përdhunimeve.

Në një anketë të vitit 2012 të realizuar nga një Task-forcë qeveritare kundër dhunës seksuale dhe për parandalimin e saj, 46% e të anketuarve besonin që ishte e vërtetë që femrat që veshin rroba të ngushta, transparente dhe ekspozuese të pjesëve të turpit e gjoksit janë më të predispozuara për të joshur predatorët seksualë.

Një e treta e 1000 të anketuarve nga Amnesty International në vitin 2005 në Angli besonin që gratë që vishen me rroba që i zbulojnë hiret trupore dhe që sillen në mënyrë flirtuese kanë pjesën e tyre të fajit në një përdhunim.

Një studim në Brazil nxorri që 58.5% e të anketuarve ishin dakord që “gratë që vishen me rroba provokuese, të ngjitura pas trupit dhe që ekpozojnë shumë lakuriqësi kanë gjysmën e fajit nëse sulmohen seksualisht dhe 76% e të anketuarve (burra dhe gra) mendonin se një grua që del në publik me bluzë transparente, pa sutiena, ekspozon publikisht dëshiren e saj seksuale.

Ne një tjeter anketim në Ukrainë, 2013, 80% e të pyeturve e konsideronin veshjen provokuese si shprehje publike të dëshires seksuale të femrës.

Në dekadat e fundit në studime të bëra kudo në botë ka dalë që psikologët, mjekët psikiatër, juristët, gjyqtarët dhe studentët e kolegjeve besojnë në shumicën dërmuese që një grua veshja e së cilës zbulon më shumë nga sa duhet, nëse sulmohet, është pjesërisht fajtore për përdhunimin dhe prandaj një pjesë e fajit kalon nga sulmuesi të viktima.

Këto perceptime të publikut kanë impakt edhe në vendime gjyqësore për raste përdhunimi.

Pra veshja e viktimës ka ndikuar, jo vetëm në sulmin nga Predatori, por edhe në lirimin e tij nga prangat nën motivin që viktima ishte e veshur në mënyrë të tille që predatori e kishte menduar prostitutë.

Janë qindra raste kur veshja e çthurur e viktimës është marrë në konsideratë nga gjykatat për të lehtësuar fajin e predatorit. Dhe këto vendime janë pikërisht pjesë e perceptimit dominant të publikut dhe shoqërisë.

Një veshje që konsiderohet “provokative” ngërthen një lidhje komplekse mes kodit të veshjes në një kontekst specifik, stereotipeve kulturore dhe sociale për seksualitetin femëror dhe ndërthurjen e këtyre më qëllimet e personit që vishet në këtë mënyrë.

Veshje që zbulon pjese intime të trupit me transparencën, ngushtësinë apo hapjen te gjoksi, shihet përgjithësisht nga publiku si një veshje me kontekst të fortë seksual.

Sipas definicioneve të pranuara si terminologji edhe në gjykata, “provokative” konsiderohet veshja femërore që devijon nga normat e pranueshme të një situate sociale të përcaktuar dhe tenton drejt ekspozimit të pjesëve të trupit për krijimin e një atmosfere seksuale në vendin e gabuar.

Perceptimi i publikut është gjëja më e rëndësishme në këto raste. Mos të harrojmë që edhe Predatori është pjesë e publikut dhe ka të njejtin perceptim.

Është vetë viktima që duhet të mbrojë veten duke e bërë vetën sa më pak të sulmueshme. Sipas vendit edhe kuvendi.

Nëse je me bikini në një plazh sigurisht veshja jote nuk provokon, por nëse ti shkon me bikini në një bar, natyrisht veshja jote do tërheqë jo vetëm vështrime të natyrshme meshkujsh, por edhe epshe të natyrshme përdhunuesish të mundshëm.

Se vërtet vajza është veshur në atë mënyrë për qejf të vet dhe aspak për të joshur seksualitetin e shfrenuar te ndokujt, por vallë e di Predatori këtë gjë?

Vajzat e reja dhe gratë e ardhshme duhet të kuptojnë se janë vetë ato që mund të shmangin një përdhunim.

Mjafton të mos gjenden në kohën e gabuar dhe mbi të gjitha, me veshjen e gabuar, në vendin e gabuar.

Herën e fundit që isha në Shqiperi, një miku im kanadez që ndodhej atje për herë të parë, duke ecur në 8 të mëngjesit rrugëve mbushur me vajza të lyera rëndshëm dhe të veshura pothuajse zhveshur, më tha i habitur:

“Hera e parë që shikoj prostituta që fillojnë punë që në pikë të mëngjesit!”

"Nuk janë prostituta", i thashë.

“Po çfarë janë?”, më pyeti.

“Vajza të zakonshme”, iu përgjigja.

“Mirë që më the, se isha gati të merrja tani ndonjerën në hotel”, e mbylli bisedën miku i huaj.

©Artan Gjyzel Hasani