Kundër legalizimit të bakshishit në mjekësi - Nga Alba Kepi
Nuk jam për minimizimin e fjalës korrupsion.
Nuk jam për "restyling" e korrupsionit si bakshish.
Nuk mendoj as se halli më i madh i korrupsionit në Shqipëri janë mjekët.
Legalizimi i bakshishit, si po lexoj propozime gjerësisht, në fushën e shëndetësisë e konsideroj të papranueshëm.
Dhe paranë para operacionit, mjekimit e shtrimit e quaj korrupsion, se çuditërisht pas atij "bakshishi" siç e quajnë sot, gjendet magjishëm vend i lirë për t'u shtruar, data më e afërt për t'u operuar, apo medikamentet e terapive më të mira.
Legalizimi i bakshishit do të sjellë ilegalitetin e dopio bakshishit.
Para jetës, të gjithë jemi gati të japim çka kemi, apo të shesin ç'ka pasurojmë, veç të dalë mirë. Por mes jetës e parasë ka pilaster të shenjtë që diferencojnë qytetarin nga hajduti, krimineli, batakçiu e mashtruesi.
Mjekët shqiptarë sot kanë disa zgjedhje të lira në profesionin e tyre; punojnë në sistemin publik, punojnë në struktura private, kanë klinika e studio personale po private, rekomandojnë laboratorë, farmaci, barna në bashkëpunime interesi, e ndërsa shumë të tjerë kanë zgjedhur të emigrojnë.
Qytetari shqiptar ka veç dy zgjedhje për shëndetin e tij; strukturë private o sistem shëndetësor publik. E diferencën e bën paraja.
Nëse ka pará, paguan shumë shtrenjtë, biles shumë më shtrenjtë se dhe në vendin ku unë jetoj, Itali.
Opsioni i dytë dhe i vetëm për qytetarët është sistemi publik, e kur abuzohet me detyrën si punonjës i administratës publike, akti quhet krim korruptiv.
E vërtetë, korrupsioni i ka hipur kalaqafë Shqipërisë e ka probleme më madhore që duhen gjykuar e vënë para drejtësisë.
Unë mendoj se jeta është aq më shumë e rëndësishme, që të mospërlyhet me sasinë e tufës “cash” për të numëruar rrahjet e zemrës.
@Alba Kepi, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)