Bota është sot në rrezik të madh - Nga Hajro Çini
Historia e njerëzimit është e mbushur plot me ngjarje pozitive apo negative nga të cilat njerëzimi mund të kishte mësuar shumë, që pozitivet të ishin avancuar më shumë, ndërsa negativet të mos ishin përsëritur.
Për fat të keq njerëzimi nuk nxjerr mësime. Hegeli e ka shprehur shumë qartë: “Ne kemi nxënë nga historia që njeriu nuk mund të nxëjë asgjë nga historia.”
Prandaj edhe përsëriten makabritetet. Por pa ditur historinë, qoftë edhe në mënyrë jo të plotë, është shumë e vështirë të kuptohet politika.
Roma e lashtë ka lënë shumë gjurmë. Në atë pjesë të botës u shfaqen, në mënyra të plota, edhe regjime të ndryshme. Republika, demokracia, diktatura dhe perandoria. Secili regjim u shfaq me të mirat dhe të këqiat e tij. Republika dështoi sepse i hapi shumë rrugë korrupsionit, shthurjes, mjerimit dhe kaosit (si SHBA sot).
Të gjitha këto dolën sheshit kur politikanët e kohës (senatorët) humbën vlerat njerëzore, u zvogëluan shumë shpirtërisht dhe u bënë të pangopur. Se ku do ta çonin atë pasuri përallore, edhe ata vetë nuk e dinin, por jeta tregoi se askush nuk e mori me vete në jetën përtej varrit.
Të gjitha këto dukuri kaq negative krijuan kushtet për një dorë të fortë që do t’i zgjidhte problemet. Dhe kjo dorë e fortë u bë Jul Çezari, një nga gjeneralët më të shquar që njerëzimi ka njohur. Ai zhduku korrupsionin, anarkinë, mjerimin, solli zhvillim, qetësi dhe prosperitet. Por të gjitha këto gjëra pozitive, kishin një kosto. Humbjen e lirive individuale dhe ngritjen e diktaturës.
Kundërshtarët e tij, në emër të gjoja republikës dhe demokracisë, e vranë pabesisht. Ajo që ndodhi pas asaj vrasje ishte një luftë e tmerrshme, që përfundoi vetëm kur u vendos Perandoria, një formë diktature.
Megjithatë Perandoria romake mbijetoi për 14 shekuj, si fuqia e parë e botës. Arsyeja kryesore e mbijetesës së saj për kaq shekuj ishte thelbi i saj tolerant, ndërkohë që bota nuk ishte një polare, që t’i lejonte luksin Romës të degradonte në abuzim. Në lindje, ishte perandoria perse, me të gjitha të mirat dhe të këqiat e saj dhe rivaliteti tetë shekullor midis dy perandorive më të fuqishme të kohës, krijoi një balancë dhe kufiri midis tyre qëndroi i palëvizur për 8 shekuj. (Faradei ka vërtetuar shkencërisht se kur potencialet kundërshtuese janë të barabarta, fusha midis tyre bëhet e qetë).
Me zbritjen e Islamit në shekullin e VII, balanca midis këtyre perandorive u shkërmoq dhe në Lindjen e Mesme të dy perandoritë humbën ndikimin, për t’i hapur rrugën kalifateve arabe dhe osmane.
Kalifatet i dhanë tonin botës për 12 shekuj dhe me gjithë uljet e ngritjet sollën progres mahnitës kudo. Bashkë me të edhe qetësi dhe stabilitet botëror. Luftëra kishte, si në kohën e Romës ashtu edhe të Kalifateve Islamike, por ato ishin vetëm lokale, të shkurtra dhe që pasoheshin me qetësi.
Zhdukja e Kalifatit Osman erdhi si rezultat i shumë faktorëve, por edhe pse ka kaluar një shekull, në hapësirën që osmanët e qeverisën me qetësi, efiçencë, drejtësi dhe rregull për 7 shekuj, ku etnitë e ndryshme jetonin në paqe dhe prosperitet, ka një shekull që nuk vihet paqja dhe qetësia. Lind pyetja pse?
Ka shumë faktorë, por më të rëndësishmit janë mentaliteti kryqëtar perëndimor, tradita kolonialiste e Perëndimit, patericat që Britania e Madhe krijoi në shekullin e XIX, kryesisht Vahabizmi dhe Zionizmi, si dhe dëshira e elitës anglo-saksone për të pasur botën nën thundrën e saj.
Nuk ka pasur luftë botërore të nxehtë apo të ftohtë ku Britania e Madhe të mos ketë qënë faktor domethënës. Në të gjitha këto luftëra Britania e Madhe doli nominalisht fituese.
Por ndryshe nga perandoritë tolerante shekullore Romake, Islamike apo Osmane, faktet tregojnë, se ajo tolerancë nuk njihej fare nga anglo-saksonët, ose në dukje flitej për lirinë, demokracinë etj., në prapaskenë ishin intrigat, pabesitë, dhe fara e luftës.
Kur mbaroi Lufta e Parë Botërore, njerëzimi mori frymë lirisht dhe fjeti mbi dafina se një ngjarje e tillë nuk do të përsëritej më. U mbodhën edhe në Paris, bënë një marrëveshje, që gabimisht edhe sot quhet e paqes, por që në thelb ishte tavolina ku u projektua Lufta e Dytë Botërore.
Kam menduar deri para pak kohësh, që Hitleri ishte një produkt i rrethanave ku u gjend Gjermania 1919-1933 dhe se ai i shfrytëzoi ato me shumë efikasitet, por çdo ditë që kalon më bind se ai ishte thjesht një i programuar për ta dërguar Gjermaninë e mllefosur, me të drejtë, nga pabesia e Konferences së Versajës, drejt një shkatërrimi edhe më të madh.
Rajhu i dytë nuk e humbi Luftën e Parë Botërore, ai thjesht uli armët, sapo hyri në luftë SHBA, kur kishte fituar plotësisht në Europë.
Askush në SHBA nuk e donte përfshirjen e SHBA në rrëmujën evropiane, as populli paqësor, progresist dhe praktik amerikan, as Kongresi, institucioni suprem, që autorizon SHBA të hyjë në luftë, por as populli as Kongresi nuk kanë asnjë rëndësi, kur paraja dhe korrupsioni gjejnë rrugën për në Shtëpinë e Bardhë.
Ishte Rothschild që korruptoi Presidentin Wilson dhe ai me manovrat e tij mashtruese, aq dinake dhe karakteristike të të majtëve, arriti që brënda tre muajve ta ndryshojë gjendjen dhe ta fusë SHBA në luftë.
Gjermania kishte shpartalluar Rusinë, kishte nëpërkëmbur plotësisht Francën dhe kishte dobësuar deri në kushte të mbijetesës Britaninë e Madhe, e cila po priste, me dëshpërim, një ofertë të Gjermanisë sa për të ruajtur fytyrën.
Familja Rothschild siguroi Londrën, se SHBA do të hynte në luftë kundër Gjermanisë dhe i kërkoi qeverisë britanike, si shpërblim, që t’i jepte Zionizmit Palestinën.
Belfour ishte anti-zionist i bindur, por duke patur frikë se një valë e madhe hebrejsh rusë mund të përmbytnin Britaninë, e pranoi.
Rajhu i tretë e humbi Luftën e Dytë Botërore në mënyrën më të plotë. Britania dhe Zionizmi triumfuan. Kjo solli edhe krijimin e Izraelit në Palestinë, ku sot po zhvillohet një nga masakrat më të përgjakshme dhe më të turpshme që njerëzimi ka parë.
Përmënda pak më lart se nuk do të çuditesha që Hitleri të ishte i futur si “Kalë Troje”. Nuk e kam ditur, deri kur studiova historianin britanik A. J. P. Taylor, i cili ka shkruar disa vepra madhore për të dy luftrat. Ai shprehet se e gjithë shtatmadhoria gjermane ishte totalisht kundër luftës në frontin e Lindjes. Për shumë arsye. E para se burri më i shquar i shtetit gjerman, princi Otto Bismarck, e kishte lënë postulat që Gjermania nuk duhej kurrë të hynte në luftë njëkohësisht në të dy krahët, Lindje dhe Perëndim. Shtatmadhoria gjermane i ishte shumë mirënjohëse BRSS, që i kishte hapur rrugën ushtrisë gjermane, qysh më 1920, të stërvitej në hapësirën sovjetike dhe nuk e donte kurrsesi një front lufte në Lindje. Nëse Gjermania do të ishte mjaftuar në Perëndim, ndoshta bota do të ishte shumë ndryshe sot.
Çfarë po ndodh sot në botë?
Me shumë trishtim, unë druaj se lufta e tretë sapo ka nisur. Po zhvillohet në dy fronte, një në Ukrainë, një në Palestinë dhe Siri dhe shumë shpejt mund të hapet edhe një i tretë në Kazakistan, ku një aleancë ruso-kineze do të ndeshet direkt me Perëndimin.
A mund të ishin evituar këto vatra? Plotësisht, por për fat të keq, bota nuk ka më as politikanë as burra shteti, por ca pleq të korruptuar deri në palcë, pa asnjë ndjenjë njerëzore, pa asnjë përgjegjësi shtetërore, të shantazhuar deri në nën-ndërgjegje, veçanërisht nga dosja Jeffrey Epstein, që nuk kanë aftësi të mendojnë, por si papagaj citojnë ca klishe pa asnjë lloj kuptimi, që ua diktojnë ata që tundin dosjet.
Të gjitha palët janë gabim, janë të papërgjegjshme dhe jo realiste. Putini mendoi se ndërhyrja në Ukrainë do të ishte një shetitje 10 ditore, ku ai do të ndërronte qeverinë dhe do vinte një qeveri pro-ruse, Perëndimi mendoi se Rusia do të shpartallohej brënda pak muajsh. Të dy palët kanë dështuar në mënyrë spektakolare dhe të përgjakshme.
I njëjti mentalitet mbizotëron edhe në Perëndim, kur menduan se mund të ndërronin regjimin në Siri dhe kanë 7 vjet që vrasin fëmijë atje, apo që duke i hapur dritën jeshile Netanjahut, do të zhdukin përfundimisht aspiratat palestineze për të jetuar të qetë, të lirë dhe me dinjiten në shtetin e tyre, përbri Izraelit.
Bota është sot në rrezik të madh dhe kazani i vlimit po nxjerr vetëm avuj të gjakosur.
© Hajro Çini












