Urtësi

Një reflektim i Volfgang Gëtes mbi llojet e kundërshtarëve

Nga: Përgatiti dhe përzgjodhi Albana Lifschin

Ekerman: … Gëtja foli pastaj pёr kundёrshtaret e tij duke u shprehur se kёta lloj njerёzish nuk do të shuhen kurrё.

-Ata janë mori, - tha ai, - por sidoqoftë një farë klasifikimi i tyre edhe mund të bëhet:

Së pari, po përmend kundërshtarët nga budallallëku. Janё ata qё nuk mё kuptonin dhe mё qortonin pa mё njohur. Kjo masё e madhe njerёzish mё ka shkaktuar shumё mёrzi nё jetё, por fundja, ua kam falur se ata nuk dinin se çfarё bёnin.

Nje grup tё madh formonin sё dyti edhe ziliqarёt. Kёta njerёz nuk ma falin dot lumturinё dhe pozitёn e nderuar qё kam fituar nё shoqёri me anё tё talentit tim. Ata pёrpiqen tё ma rrёnojnё lavdinё dhe po tё mundnin do tё mё kishin zhdukur. Po sikur tё bёhesha befas i mjerё dhe fatkeq, ata do tё mё linin rehat.

Sё treti, vjen njё numёr i madh njerёzish, qё janё bёrё kundёrshtarё tё mi pёr shkak tё mossukseseve tё veta. Ndёrmjet tyre ka edhe tё talentuar, por ata nuk ma falin qё unё i errёsoj.

Sё katёrti, vijnё kundёrshtarёt qё kanё ndonjё arsye. Duke qёnё edhe njeri kam si gjithё tё tjerёt gabimet dhe dobësite e mia, tё cilat nuk mund tё mos nxjerrin krye edhe nё shkrimet e mia. Por meqёnёse unё e kam marrё seriozisht formimin tim dhe kam punuar vazhdimisht pёr pёrsosjen time morale, e pёr pasojё kam synuar tё eci gjithmonё pёrpara, ka ndodhur shpesh qё ata tё mё qortonin pёr njё tё metё tё cilёn unё e kisha kapёrcyer prej kohёsh. Kёta njerёz tё mirё nuk arrinin as tё mё plagosnin, ata qёllonin kur unё tashmё isha kilometra larg. Meqё zakonisht njё vepёr e pёrfunduar mua nuk mё shqetёsonte, nuk merresha mё me tё dhe filloja menjёherё tё mendoja pёr njё vepёr tё re.

Sё fundi, njё numёr i madh njerёzish janё kundёrshtarёt e mi pёr shkak tё mёnyrёs sё mendimit dhe tё pikpamjeve. Siç thuhet se nuk gjen dy gjethe të një peme tё jenё krejtёsisht njёlloj, edhe nё mes njёmijё njerёzve vёshtirё tё gjesh dy vetё me mendime e pikpamje plotёsisht tё njejta. Tё nisesha nga kjo premisё, unё nuk duhej tё habitesha aq me numrin e kundёrshtarёve tё mi, se sa me atё tё miqve dhe admiruesve tё mi. Koha ime u nda prej meje. Ajo mori tёrёsisht drejtim subjektiv, kurse unё me synimet e mia objektive dilja nё kёtё mes i humbur dhe krejt i vetmuar… Por unё vazhdova rrugёn time, pa u kujdesur pёr suksesin dhe duke u pёrpjekur me sa mundja, tё mos i vija re armiqtё.

(Gëte - Vepra të zgjedhura)