Dimër apo pranverë? Këtë e dinë udhëheqësit tanë - Nga Zejadin Dedinca
- Published in Bota Shqiptare
Mëngjesi më zgjoi me lajme për listat e kandidatëve për deputetë të të gjitha partive në Kosovë, që kishin zgjedhur këngëtarë, fëmijë të këngëtarëve, futbollistë, aktorë, dhe çka tjetër. ''Listat e famshme'' çfarë nuk kishin gëlltitur. Për një moment mendova mos do të shoh edhe ndonjë "babadimër" atypari.
Eh duke u menduar në një çast, mu kujtua një shkrim imi, ku nga mesi shkruaja: Vallë a kanë rënë në letargji gjuhëtarët e akademikët tanë apo u janë mbyllur sytë nga lakmia e lekut?
Asnjëra nga partitë nuk dallohet në lista, vetëm kamerierët mungojnë atje. Po, po, kamerierët Ohh, gabova, sepse kur isha atje, takova shumë nga ata dhe disa prej tyre kishin edhe dy fakultete. Mirë, këta iu duhen për t’u shërbyer.
Më së shumti do t'iu duhen stadiumet. Nuk e kemi atë problem, jemi mësuar të bëjmë mbi ndërtimet dhe i bëjmë edhe mbi qeveri, vetëm një. Po edhe sallat për koncerte i bëjmë, dhe ato duke zgjeruar ballkonet. Për teatër nuk na duhet ndonjë gjë shumë e madhe, sepse edhe kështu nuk bëhen më shumë se 10 veta.
Po, ka nga ata që do t'u gëzohen këtyre listave, ata që presin me thika në duar dhe rrijnë pas këtyre VIP-ave të listave. Duke pritur që VIP-at të kryejnë detyrën e tyre apo më mirë të themi, të presin që të mos kryejnë detyrën për të cilën do të angazhohen.
Mjerë Kosovë kah je nisur e kah duan të drejtojnë, vetëm drejt Evropës jo!
Më duket se Kosova nuk ka akademikë, apo ndoshta nuk i duam ata. A ndodh që ata nuk na duan ne? A janë ata në gjumë, apo i marrin pagat nga armiku?
Apo ua kanë frikën akademikëve sepse ata nuk janë dele dhe nuk manipulohen lehtë?
Për momentin, nuk e di, ende po mendoj.
© Zejadin Dedinca