Bota Shqiptare

Liria e Kosovës kushton 3 Euro e 75 cent - Nga Enver Robelli

Një vend që kushton një ose pak Euro. E çliruam, pastaj e dogjëm për pak Euro. Për çlirimtarë të tillë nuk ka pasur nevojë ky vend. Po të kishte hetues dhe prokurorë të duhur, do të mësonim së shpejti se çka ndodhi me këto "privatizime". E kur do të mësonim se çka ndodhi, do t'i shihnim duke shkuar në burg, me pranga në duar. Por kështu është fati i popujve të durueshëm: banditët shiten si patriotë. Dhe gjithçka në rregull. Populli pushon. Dhe habitet. Dhe vazhdon të jetojë në mjerim.

Ndërsa Srebrenica e Kosovës gjendet para Beogradit. Në Batajnicë. Varr masiv me 1000 kufoma shqiptare. Të gjithë civilë. Burra, të rinj, gra, fëmijë. Në vendin e krimit nuk ka një pllakë të vetme që përkujton viktimat. Politikanët serbe nuk kanë kërkuar falje. Nuk kanë nderuar viktimat. Nuk kanë dënuar kriminelët e luftës. Po politikanët e Kosovës? A kanë kërkuar që si kusht për bisedime me Serbinë së paku të vendoset një pllake përkujtimore për viktimat shqiptare të varrosura në Batajnicë? Jo. Jo, sepse Kosova nuk ka politikanë. Ose ka politikanë që e blejnë tokën e Kosovës për 3 Euro e 75 cent. Kaq kushton liria e Kosovës!

©Flasshqip.ca