Bota Shqiptare

Vendim i drejtë i qeverisë së shqiptarëve të Verilindjes për ndalimin e vuçiqërve - Nga Denion Ndrenika

Ndalimi i hyrrjes në territorin verilindor të Shqipërisë, përkatësisht Republikën e Kosovës, është i drejtë dhe iu duhur kundrejt kërkuesit përfaqësues të karakterit kriminal të serbëve, presidentit Aleksandër Vuçiq.

Në kushtet e vazhdueshme historike të masakrave që po na zbulojnë varreza masive edhe 20 vjet pas të disatës luftë kundër mbijetesës së shqiptarëve të Shqipërisë Verilindore, Vuçiqi kërkoi të vizitojë këtë krahinë të jashtëzakonshme që u ngrit 48 herë kundër pushtimit osman dhe ndezi pavarësimin e të vetmit atdhe tonit, Shqipërisë.

Ministresha për Punë të Jashtme në Prishtinë, Meliza Haradinaj-Stublla konfirmoi pamundësinë e zotiti Vuçiqi për ta vizituar atë pjesë të Shqipërisë, që për rrethana historike është zgjedhur të ecë ndarazi drejt bashkimit sikundër vendosi pa u shfuqizuar ende sot e kësaj dite Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878 dhe Kuvendi i Vlorës 1912.

Zonja Haradinaj-Stublla ishte shumë e qartë në shpjegimin e thjeshtë kur tha se “po, është e vërtetë që kanë kërkuar leje për vizitë. Madje kanë kërkuar edhe përcjellje. Por, shkurt mund të them se kërkesa e tyre nuk realizohet”.

Domethënia e tërë kësaj është se Serbia, populli serb dhe çdokush Vuçiqi apo Vulini, Ivica Daçiqi, apo Dobrica Qosiqi, Aleksandër Vulini apo Sllobodan Milosheviqi, Patriarku i vdekur Irinej apo klerikë të gjithëfarëlloji mbeten jetë e mot armiqësorë ndaj nesh, ndaj populit dhe trojeve të Shqipërisë andej dhe këtej kufijve vrastarë të Londrës 1913.

Kushtëzime të përhershme, ndalesa të një farë dialogu pa dialog që kërkon zgjidhje pa rrugëzgjidhje, sepse serbët, populli serb dhe çdokush në udhëheqje të tyre shtetërore apo klerikale, që thjesht na kanë masakruar, janë dëshmi se sa munden ata fqinjë të harrojnë tërë këto për të ndezur një dritëz të gjelbërt e të ndryshojnë gjithçka në të mirë të një të ardhmeje të kurdohershme paqësore.

E sajuara si një tip marrëveshjeje pa u marrë vesh se për çka, si një grusht zotimesh të pazotim, ajo e 4 Shtatorit në Uashington nën hyqmin drithërues të fuqisë së shpërdoruar të Shtëpisë së Bardhë, dashurisë, respektit dhe mbrojtjes që shqiptarët kanë dhe gjejnë së andejmi nga “misionari” Riçard Grenëll, absolutisht në asnjë çast nuk zbatohet prej serbëve.

E kësisoj, për çka dëshiron Vuçiqi me Marko Gjuriqin ta vizitojë Shqipërinë Verilindore në përpjekjet shtetformuese si Republikë e Kosovës duke ecur të ndarë drejt zbatimit të Prizrenit dhe Vlorës?

Po tërë aradha e krimeve të Serbisë dhe serbëve edhe në letra të sajuara nga një senator armiqësor si Dik Marti apo ish-kryeprokurorja e Hagës, Karla Del Ponte, që synojnë prej vitesh të nëpërkëmbë të drejtat për liri dhe bashkim, a munden me u ndalë dikur?

Nëse Beogradi kriminal heq dorë, natyrisht që duhet me u mendu disa herë përpara se me ia besu fjalën.

Asisoj në sjelljen e tyre gjenocidale ndaj krejt fqinjëve, do të ishte e udhës që serbëve t’u tregohej “vija e kuqe” e Xhorxh Bush Babait përderisa ata kurrë në jetë të jetëve nuk ndryshojnë së na vrari në shtëpitë tona dhe raportet e sajuara dikmartiane.

Ndalesa e Vuçiqit për në Kosovë duhet të ndodhte njejtë nga Tirana e jo t’i hapej dera njeriut të Vojisllav Sheshelit e t’i dëgjohej kënga dashurisë së Millosheviqit, Daçiq.

Shkurt e trup, serbët, Serbia, kisha e tyre ortodokse, nuk kanë ndryshuar kurrfarë sjelljeje gjenocidale ndaj nesh.

Shihni varezat e fundit në Rashkë, moszbulimin e qëllimtë të të zhdukurve dhe gjeni përgjigjen sa përse është veprim i duhur ndalimi i vuçiqërve për të hyrë në trojet e Shqipërisë, në këtë rast në Kosovë.

©Denion Ndrenika