Marrëveshja e Detit, dështim i frikshëm i kryeministrit në ikje - Nga Piro Ahmetaj
- Published in Bota Shqiptare
Të nderuar bashkatdhetarë,
Në respekt të mijëra mesazheve mbas dekretit të Athinës zyrtare për zgjerimin nga 6 në 12 milje në detin Jon si dhe në pamundësi t’ju përgjigjem emër për emër, po paraqes një përmbledhje rreth shqetësimeve strategjike të publikuara në media 6 muajt e fundit, mbi këtë çështje të nxehtë:
Së pari, si njëri nga ju, por me statusin e një eksperti në peshimin e interesave gjeopolitike të Republikës së Shqipërisë, i bashkohem revoltës mbarëkombëtare ndaj dështimit të frikshëm të Qeverisë, në fakt ndaj Sulltan-Surrelit, pasi besoj se të gjithë ne, përveç S. Ballës & B. Haxhiut, e dimë që në 7 e kusur vjet, Republika e Shqipërisë s’ka as ministra, as zëvendësministra, as ambasadorë, as negociatorë, por ka vetëm atë, udhëheqësin e gjithëditur dhe të gjithëpushtetshëm.
Së dyti, e ndjej përgjegjësi të qartësoj 6 arsyet madhore të dështimit të frikshëm të Qeverise ndaj interesave detare të Republikës së Shqipërisë në detin Jon, por/dhe jo vetëm:
1) Fatkeqësisht, Qeveria shqiptare ka vulosur me “sukses” dështimin për t’i zgjidhur mosmarrveshjet në detin Jon nëpërmjet negiciatave dypalëshe, ndërsa pala greke e ka legjitimuar me dekret sovranitetin detar në 12 milje. Kështu, as kryeministri sotëm, as ai/ajo, mbas tij, (jo më grupet teknike) nuk mundet të negociojnë sovranitetin territorial (detar), pa çfuqizuar dekretin në fjalë. Edhe më thjeshtë, e ngjashme me ligjin e luftes “mbetur ashtu si një reminishencë” por që ka fuqi/impakt mbi interesat e shqiptarëve, pronat e qytetarëve të Çamërisë, fesë bektashiane, etj. por nuk mundet të ndryshohet pa vendimmarrje proporcionale (dekret të posaçëm)!
2) Vetëm për shkak të kryeministrit, Republika (jo Sulltanati) e Shqipërisë është e kërcënuar seriozisht në mos e kapitulluar edhe në proçesin drejt gjykatave ndërkombëtare, ose e thenë më qartë, ajo rrezikon të humbasë hapësira detare me interesa kritike ekonomike në detin Jon. Dhe dihet që Greqia zotëron ekspertizë nga më të mirat në botë për të drejten detare, ndërsa ne sidomos Facebook dhe llogje kafenesh, kemi me bollëk patriotë folklorikë dhe bolshevikë, por nuk kemi shtetarë të përgjegjshëm, ekpertizë të ndriçuar dhe negociatorë të aftë për t’u përballur dhe mbrojtur interesat kombëtare në institucione apo gjykatat ndërkombetare.
3) Përqasja shtetërore, si e “Sulltanit të Madhërishëm”, mungesa e transparencës në bisedime (sikur negociohej për bunkerin e Surrelit apo skulpturat e babait); mos-reagimi i institucioneve të larta shtetërore për heqjen pa ligj të bazës detare ushtarake të Sarandës (ndërkohë që shteti fqinj planizon rritje të prezencës ushtarake); shpërdorimi i mavro-negociatorëve apo propagandës mediatike (Po/Jo) për ta devijuar te detajet, kompasi, ngjyrat e detit, emocionet e nacionalisteve te rrjedhur se: “s’ka ndodhur asgjë për t’u shqetësuar, pasi si çdo vend, Greqia është në të drejten sovrane për zgjerimin me 12 milje, etj”, të padenja për një vend anëtar të NATO-s si dhe kandidat (që pas drekës së korkodilit, udhëheqësi sukseshëm nga 3 na i bëri 18 kushte) për udhëtimin drejt BE-së.
4) Riciklimin cinik te kali i betejës politike rreth marrëveshjes së 2009 (e cila nuk ekziston më, pasi në 2010 është rrezuar nga Gjykata Kushtetuese) dhe përqasja enveriste për të gjetur armiq (aty ku s’ka naftë) por jo zgjidhje e gjej si përpjekje mjerane dhe dëshpëruese por dhe si një faktor thelbësor të dështimit të turpshëm të “Udhëheqësit të Lavdishëm”, jo vetëm në këtë rast!
5) Besoj nuk po themi ndonjë sekret, por Republika e Shqipërisë nuk zotëron kapacitete të afta për të ushtruar autoritetin e plotë shtetëror, për të mbrojtur apo dhe ndaluar shfrytëzimin e paligjshëm të pasurive kombëtare në hapësirat e saj detare, ende pa u zgjidhur me marrëveshje apo nga gjykatat ndërkombëtare.
6) Ndërsa, përtej impakteve ndaj interesave të Republikës së Shqipërisë të sipërcituara, përqasjen e mënçur (sigurisht edhe dinake), përgjegjshmërinë e lartë ndaj interesave kombëtare, si dhe masave shtetërore të mirë-orkestruara diplomatike, shtetërore, mediatike dhe institucionale të vendit fqinj, e peshuar në kontekstin e gjeopolitikës mesdhetare, adresimin (mbas dekretit/faktit të kryer) në Gjykatën Ndërkombëtare, si dhe insinuatat e medias greke për “grupin e ishujve të Jonit Verior”, i gjej si një fitore historike për interesat e Greqisë, pasi zgjerimi në 12 milje, i bashkëlidhur me marrëveshjet me Italinë dhe Egjyptin, mundet të shihen si realizim i një ambicie shekullore dhe si përmbushjen e objektivit të SSK të Greqisë në 38 vjetët e fundit!
Thënë sa më lart, si dhe në 6 opinonet bashkëlidhur, nuk pretendoj të privatizoj të vërtetën e fundit, por vetëm për të kontribuar me kapacitetin e një eksperti me edukim dhe 25 vjet ekperiencë për negociatat gjatë/pas anëtarësimit në NATO si dhe peshimin e interesave kombëtare.
Në të kundërt, i lutem kujdo që ka interes, pyetje, rezerva ose komente, mos hezitoni të m’i adresoni në Facebook ose telefon në numrin 0698594210 dhe ju siguroj se do të adresohen me respekt dhe përgjegjshmëri!
Me përkushtim dhe përulësi,
Gjeneral Piro Ahmetaj
Shënim shtesë: Për këdo që ka interes për një pamje të zgjeruar, më poshtë gjeni link-et me 6 vlerësimet ilustruese rreth kësaj marreveshje si dhe interesat detare dhe gjeopolitike të Republikës së Shqipërisë në Mesdhe:
(1) Mbi heshtjen cinike të Qeverisë për konfliket dhe interesat kritike në Mesdhe:
http://www.panorama.com.al/kriza-ne-mesdhe-kambana-lufte-apo-per-paqe-te-qendrueshme/
(2) Mbi marreveshjen mes Greqise & Italisë si dhe impaktet ndaj Republikës së Shqipërisë:
https://www.facebook.com/609059395/posts/10159130730664396/?d=n
(3) Mbi duartrokitjet e Kryeministrit për të drejtën sovrane të zgjerimit të Greqisë nga 6 me 12 milje (ambicie shekullore dhe objektiv strategjik në 38 vitet e fundit):
https://www.facebook.com/609059395/posts/10158953093324396/?d=n
(4) Për dorovitjen e oligarkeve me bazën ushtarake Detare të Sarandës:
(5) Mbi efektin (nëse) shtimin e prezencës ushtarake në ishullin Othonoi:
https://www.facebook.com/609059395/posts/10159130730664396/?d=n
(6) Reagimi profesional mbas sulmeve të guzhinës së djallëzuar të mediave greke dhe portaleve të paguara në Tiranë, ndaj peshimit strategjik të prezencës së shtuar ushtarake dhe konfirmimit të kryeministrit të mençur të Greqisë z. Mitsotakis, se: “kemi renë dakord me homologun Rama (siç ka ndodhur në fakt), se do të zgjerohemi fillimisht me 12 milje dhe pastaj të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare!?):
(7). Mbi interesat kritike detare të Republikës së Shqipërisë:
http://www.panorama.com.al/kombi-syte-nga-deti-perendimi-dhe-perendia/












