Bota Shqiptare

Ç’duhet bërë nesër? - Nga Ylli Dylgjeri

I dëgjuam përgjimet, antimafian italiane, i dëgjuam mediat, i dëgjuam politikanët, i dëgjuam analistët me dhe pa mëditje, i dëgjua komentet dhe publikun në rrjet.

Po nesër? Ç’duhet të bëjmë nesër?

Së pari, mendoj se Opozita duhet t’i drejtohet me një letër Ambasadorëve të akredituar në Shqipëri me kërkesën eminente: Na ndihmoni të mos shpërbëhet Shteti Shqiptar nga seksioni i Ndrangheta-s që është në pushtet!

Dhe së dyti, ti lutet SPAK, të mos hetojë, se është aq pa vullnet e i paaftë sa do i dështojnë hetimet pa i nisur.

Të paktën të na kursejë neveritjen!

©Ylli Dylgjeri