Kush jam? - Nga Rushan Xhaferi
- Published in Bota Shqiptare

Rushan Xhaferi
Vota, vota, zgjedhje, zgjidhje,
Bota me rrota dhe vendi me vjedhje,
Njerëzit nuk dinë për kë të votojnë,
Ismaili dhe Gjergji më nuk ekzistojnë,
Në këtë realitet dua të jem dhe unë beu,
Dua te jem Qemali, dua të jem Skënderbeu,
Por mbi të gjitha të jem Selam Musai,
Të jem edhe trimi Adem Jashari
Dhe i vetmi Gjon Buzuk Meshari.
Jam vlonjat dhe jam durrsak
Po u desh, jam dhe elbansalli,
Jam fierak edhe ballshiot,
Mirditor dhe malok,
Jam artist, por kurrë piktor.
Nganjëherë jam gjirokastrit kurnac,
Por dhe tepelenas kokëfortë,
Jam sarandiot, por kurrë idiot,
Jam peqinas dhe korçar,
Jam edhe pogradecar,
Në këtë moment, jam kosovar,
Mbi të gjitha, jam shqiptar!
Jam shqiptar dhe revolucionar!