Bota Shqiptare

Parodi e fjalimit të Mark Antonit (ose fjalimi ndryshe i Saimir Tahirit) - Nga Taulant Dedja

 

Parodi e fjalimit të Mark Antonit (ose fjalimi ndryshe për Saimir Tahirin)

O miq, qytetarë, Shqiptarë, më dëgjoni.

Vij ta shfajësoj, jo ta lëvdoj Saimirin
E keqja që ka bërë çdo njeri i mbetet.
ndërsa E mira shpesh  me zjarr i mohohet
Ashtu i qoftë dhe Saimir Tahirit.

Palaçot thonë se Saimiri qe ambicioz.
Në paska qenë ashtu, është faj i rëndë shumë
Dhe rëndë shumë e paguan Saimiri.


Këtu, me lejen e Djallit e të tjerëve,
Se Djalli është burrë i ndershëm,
Të ndershëm janë që të gjithë, ai dhe shokët,
Vij që të flas në ditën e fundit të deputet Saimirit.


Sipas meje, Saimiri është i drejtë dhe i besës.
Po Djalli thotë, qe ambicioz;
Dhe Djalli është burrë i ndershëm.


Saimiri, sipas tyre i solli Shqipërisë shumë dëme
Por arkat me përfitime ia ka mbushur.
Kjo qe ambicia e Saimirit? Si ju duket?


Saimiri dorëzoi mandatin, i fali paraardhësit
Ambicia duhej t’ish me zemër më të ashpër.
Po Djalli thotë, qe ambicioz,
Dhe Djalli është burrë i ndershëm.

S’dua të kundërshtoj ato që thotë Djalli,
Po s’mund t’ju flas përveç atyre që di.

Ndër egërsirat paske ikur, o gjykim,
Dhe të gjithë e paskan humbur arsyen!
Duroni pak, se e kam mendjen te drejtësia,
Aty, dhe pres  të më kthehet prapë.

Dikur Saimiri i bënte ballë botës; ja tani ku ndodhet
Dhe s’ka asnjë shok partie ta mbrojë.

O Shqiptarë, po të doja, mund t’ju ndizja zemrat
Sa t’ju tërboja e të bënit kryengritje,
Po do ti dëmtoja Djallin dhe Ambasadorët,
Që janë, siç e dini, njerëz të ndershëm.

S’dua ta bëj: më mirë i bëj dëm vetes time
Se sa këtyre njerëzve të ndershëm.

Dhe ja një dënim me punë të detyruar i Saimirit
po ju fal sot; kjo është pafajësia e tij.


Po ta lexoni si duhet, qytetarë, këtë dënim,
Që s’kam ndër mënd t’jua shpjegoj fjalë për fjalë,

më ndjeni, por Saimirit  burgun do t’ia falnit,

tjetërkënd do kërkonit në hekura të shihnit! 

 

©FlasShqip.ca