Ide të reja mbi kullëzimin e Tiranës
Në kuadër të kullëzimit të Tiranës, (theksojmë se kjo fjalë nuk ka lidhje me fjalën anglisht “cool”) shumë shqiptarë janë angazhuar të shprehin dellin artistik për t’i ardhur në ndihmë firmave të ndërtimit që preferohen nga Bashkia dhe qeveria për të kullëzuar Tiranën. Ata kanë zhvilluar idetë dhe i kanë publikuar në Facebook, të cilat ne po i prezantojmë si mëposhtë.
Ndoshta nuk i ka vajtur mendja se edhe Muzeu Historik Kombëtar mund të shprishet e të rindërtohet sërish, ndoshta duke e ruajtur identitetin nëse e gjykojnë specialistët e kulturës si me vlerë, me konceptin e një kulle. Ja sa bukur duket:

Por edhe pas godinës së kryeministrisë ka mbetur një copë truall për të ngritur një kullë. Ja shikojeni:

Dhe kush e urren artin kaq shumë, të mos harrojë Galerinë Kombëtare të Arteve. Bëni një copë kullë edhe aty për barazpeshë me Plazën edhe të tjera kulla që keni në plan.

Dhe për të vazhduar traditën e kullave dhe betonizimit, përvishjuni edhe liqenit artificial. Do dukej bukur sikur të ndërtonit ndonjë kullë të ngjashme me këtë

Nuk i ngjan kullës së Pizës por edhe mund t’i ngjajë me kalimin e viteve.
Ju mendoni se keni arrën dhe gurin në dorë, prandaj jepini drejtim, betonizoni gjithçka ka mbetur në Tiranë e gjetkë, derisa betoni t’ju vijë deri në hundë.
©Flasshqip.ca












