Aktualitet

Shqipëria e Jugut përmes objektivit të Hektor Pustinës

Ju e dini që fotografët nuk kanë nevojë të shkruajnë histori me fjalë sepse ata flasin me imazhet që përcjellin. Ata dinë gjithçka mbi kompozimin dhe dritën, por për të goditur apo tërhequr vëmendjen ata gjuajnë edhe detajin që përcjell historinë.

Shihni se si fotografi i njohur shqiptar Hektor Pustina na tregon jugun e Shqipërisë. Duket sikur në pushimet apo udhëtimet e tij merr pjesë edhe soditësi i fotove, e kështu fotografitë shndërrohen në eksperienca e copëza jete të gjithsecilit.

Hektor Pustina diku sjell detajin, diku sjell varietetin e shkrepjeve në të njëjtin vend, diku tjetër merr kontrollin e gjithë fotos që sjell, pa harruar edhe të kapë momente emocionale njerëzish gjendur rastësisht bashkë, ose praninë e elementëve jo të zakonshëm në vendet e preferuara të fotografëve.   

Historia e treguar përmes fotografive mund të jetë e një dite por mund të jetë edhe e disa ditëve të një periudhe të caktuar. Ato si një roman, kanë një fillim, zhvillim dhe përfundim.

Kështu edhe në fotot e Hektor Pustinës. Ne gjejmë momente të ëmbla mëngjesesh, pasdreke të heshtura në stilin e tyre të të jetuarit e deri në netët e vonë të peshkatarëve të palodhur.

Shijojeni Shqipërinë e sjellë përmes Hektor Pustinës në galerinë e mëposhtme.

©Flasshqip.ca