Aktualitet

Caktohet datë tjetër për Samitin e Dytë të Diasporës

Në faqen zyrtare të Ministrit të Shtetit për Diasporën (diaspora.gov.al) është publikuar sot njoftimi mbi datën e Samitit të Dytë të Diasporës. Kujtojmë se fillimisht kjo ministri caktoi datën 28 nëntor, por më pas e anuloi. Tashmë pas një mbledhjeje qeverie të mbajtur në Korçë në datën 29 shtator është vendosur që Samiti i Dytë i Diasporës të mbahet në 2 Mars 2019.

“Kjo datë është edhe përvjetori i 475-të i Kuvendit të Lezhës që është një ngjarje e shënuar e historisë së shqiptarëve. Ndryshimi i datës së mbajtjes së Samitit të Diasporës nga data e parashikuar në 28 nëntor 2018 u vlerësua edhe pas kërkesave nga komunitete të ndryshme të diasporës. Kjo datë është festimi më i madh që komunitetet shqiptare në vendet pritëse organizojnë tradicionalisht në vite. 

Mbajtja e Samitit të Dytë të Diasporës në 2 mars 2019 do të jetë një arsye më shumë që përvjetori i Kuvendit të Lezhes të bëhet edhe me takimin mbarëshqiptar që Samiti i Dytë i Diasporës do të mbledhë në punimet e veta.”- thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrit të Shtetit për Diasporën.