Emisione televizive të dedikuara për Diasporën
Qeveria shqiptare ka miratuar projekt/vendimin e propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko për “Prodhimin, Transmetimin dhe Financimin e emisioneve të posaçme televizive, arsimore dhe kulturore të dedikuara për Diasporën.
Sipas këtij vendimi, pjesë e programit “RTSH 3”, të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH) do të jenë emisione të posaçme televizive, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, të dedikuara për Diasporën.
Si emisione të veçanta për mësimin e gjuhës shqipe, dhe emisione të posaçëm televizive për kulturën shqiptare. Gjithashtu edhe krijimin një programi televiziv për mësimin e gjuhës shqipe që do t’u kushtohet interesave të arsimimit për komunitetet shqiptare jashtë vendit, sipas kurrikulës së përbashkët të realizuar për këtë qëllim, në bazë të marrëveshjes me qeverinë e Republikës së Kosovës.
Prodhimi, transmetimi dhe financimi i tyre do të realizohet nëpërmjet buxhetit të shtetit.
Emisionet dhe transmetimi i tyre, do të fillojnë nga viti i ri mësimor 2019-2020.
Bashkëlidhur gjendet linku i vendimit të plotë.












