Aktualitet

Ashraf-3 në hartën e Shqipërisë - Nga Genc Mlloja

Mbi një siperfaqe te madhe qe deri para 30 muajsh ishte toke bujqesore, e cila ndodhet afersisht në gjysëm të rrugës nga kryeqyteti shqiptar Tiranë drejt bregdetit Adriatik, i hapi të shtunën e kaluar dyert baza e re qendrore e 3000 Muxhahedinëve të inkuadruar në MEK, organizatë anti-qeveritare iraniane, sipas Washington Times në një artikull të 16 korrik 2019.

Shpejtësia me të cilën është ndërtuar ky qytet me mbrojtje të larte - i kompletuar me parqe, salla konferencash, qendra tregtare, restorante, pishina dhe një hotel luksoz, e ka mrekulluar ish- kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudolph Giuliani, sipas WT.

MEK u zotua në një konferencë më 13 korrik se do të çojë përpara betejën kundër regjimit iranian nga “Baza e Ashraf-3 në Shqiperi”.

Ndryshimi i regjimit në Iran është qëllimi kryesor i MEK, thotë raporti i WT me burim nga Tirana.

Washington Times shkruan: “Ashraf-3, shtëpia e parë e MEK-eve jashtë Lindjes së Mesme, është ndërtuar në Shqiperi, sepse ky vend ishte një nga të paktët që ofruan strehim për këtë grup.

Në fjalën e tij të shtunën, ish-Kryeministri shqiptar Pandeli Majko shpjegoi se kjo lëvizje ishte pjesë e historisë së vendit.

“Në vitin 1943, nazistët pushtuan Shqipërinë dhe patën dy kerkesa kryesore kur një delegacion shqiptar shkoi në Berlin,” tha z. Majko. “Ata donin që ta transferonim arin tone në Gjermani, si dhe një liste të të gjithë hebrenjve në Shqipëri. Përgjigjja jone ishte e thjeshte: arin, po; hebrenjte, jo”. Z. Majko duket i referohet me “përgjigja jonë” çfarë duket kanë thënë autoritetet shqiptare të asaj kohe në Berlin.

Ish-Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Giuliani, ka qenë pjesëmarrës në shumicen e organizimeve të këtij eventi të MEK në Paris. Ai tha se ndjente “një lloj optimizmi në Ashraf-3 që nuk e ka ndjerë kurrë në Paris” dhe se mbështetja për MEK duhet të jetë një konkluzion i thjeshtë për njerëzit në mbarë botën.

Muxhahedinet janë vendosur në Shqiperi në bazë të një marrëveshjeje humanitare para disa vitesh.

Teherani zyrtar e konsideron MEK si organizatë kriminale dhe anëtaret e saj si terroristë tepër të rrezikshëm.

Mister për shqiptarët ka qenë çdo gjë rreth muxhahedineve të sjellë këtu nga Iraku, ku historia e tyre është e komplikuar në aleanca luftërash.

Më parë Uashingtoni e konsideronte MEK organizatë terroriste.

Misteri rreth Muxhahedinve po bie nga pak, veçanërisht pasi u mësua publikisht dhe zyrtarisht tashmë se në Shqipëri funksionon potencialisht baza “Ashraf-3” e forcave që luftojnë për rrezimin e pushtetit aktual të Teheranit me të cilin Tirana zyrtare ka marrëdhenie diplomatike prej shumë kohësh.

Para dy vitesh, ish- Ministri i Jashtëm socialist Ditmir Bushati, bëri një vizitë zyrtare në Teheran ku u shpreh vullneti për rigjallërim të marrëdhënieve ekonomike e kulturore. Me pas niveli i marrëdhënieve dypaleshe ka rënë në pikën më të ulët, çka u shënua edhe me shpalljen e Ambasadorit Iranian person i padëshiruar në Shqipëri.