Aktualitet

Presidenti Meta shpall “non grata” ambasadorin Borchardt

Si rrallë ndonjëherë në historinë e politikës shqiptare, një diplomat europian shpallet i padëshiruar nga institucioni i presidencës. Një ditë pas festës së çlirimit të Tiranës, Presidenti Ilir Meta ka shpallur “non grata” ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.

Ky akt është motivuar nga qëndrimi joprofesional që drejtuesi i zyrës së OSBE në Shqipëri, ka shfaqur ndaj Dekretit të Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në Qershor 2019 dhe gjithashtu pahijshmëria e veprimit të tij kur i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetarëve shqiptarë.

Presidenti Meta ka vënë në dijeni të këtij vendimi Zyrën e Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrën e Prezencës së OSBE në Tiranë dhe Drejtorinë ë Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë.

Ndërkohë një delegacion i nivelit të lartë i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, George Tsereteli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella ka zhvilluar sot një takim në presidencë, ku sigurisht nuk është lejuar të marrë pjesë ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.