Aktualitet

Kur tradhëtarët e sulmojnë Kurtin përmes “patriotizmit” - Nga Alban Daci

Alban Daci - Itali

Është sa e neveritshme aq dhe e pështirë të sulmohet nga pseudogazetarët Albin Kurti për refuzimin e Jugosllavisë së re dhe të mos thuhet asnjë fjalë nga po këta pseudogazetarë për Ramën si firmëtar i saj. Albini po i dhuroka Perëndimin Serbisë, sepse ky i fundit paska zgjedhur Turqinë apo Kongresin e Berlinit!?

Mjafton të dëgjohet fjalimi i fundit i Kurtit që tha në kemi Europën dhe NATO-n, ndërsa Vuçiç tha se ne nuk kemi NATO-n e nuk e duam atë, sepse kemi zgjedhur të jemi vend neutral.

Mjafton të analizohet numri i takimeve të Ramës me Erdogan në krahasim me rastet e rralla ose thuajse hiç që Kurti mund të jetë takuar me Erdogan.

Mjafton të shikojmë formatin e buzëqeshjeve të Ramës në takime me Vuçiç e po në të njëjtën kohë shprehjen e fytyrës së Vuçiç kur del nga takimet më Kurtin.

Gazetarët patriotë, nëse ka akoma të tillë, duhet të reagonin fuqishëm ndaj takimit Vuçiç-Zaev-Rama. Presioni i Ramës, servilizmi i disa gazetarëve e ndoshta edhe paratë nga Beogradi, ua kanë mbyllur gojën, e publikojnë ka dy ditë lajmin se Rama e Vuçiç parakaluan me misra në dorë në rrugët e Shkupit.

Pra, në gjithë këtë “eveniment historik” e me pasoja historike, në sytë e gazetarëve tanë ka bërë përshtypje vetëm misri në duart e Vuçiç dhe të Ramës!?

Po mirë more antishqiptarë, more të shitur, mos vallë në jemi më të zgjuar se Mali i Zi, Kroacia dhe vendet e tjera të Ballkanit që kanë zgjedhur Europën dhe nuk duan as ta shikojnë flamurin e Serbisë dhe jo më ta kenë në një tavolinë për marrëveshje?

Serbia është braktisur në rajon, sepse ka bërë luftë me të gjithë e më në fund ka gjetur një shërbëtor për të dalë si vend nismëtar aty.

Ndersa Zaevin e kuptoj se është i detyruar të bëjë këto lëvizje nga frika e Bullgarisë dhe e Greqisë dhe mendon të gjejë mbështetjen e Serbisë dhe po ashtu të garantojë heshtjen e nënshtrimin e shqiptarëve. Kështu siguron mbijetesën e shtetit.

©Alban Daci