Aktualitet

Në pritje të trazirave - Nga Ylli Dylgjeri

Sot populli u tubua pas thirrjes së liderëve të Opozitës për protestë popullore.

Populli u tubua me bindje. Kishte masivitet. Kishte kurajo, por s’kishte protestim, s’kishte nerv zëmërimi, sepse nuk kishte drejtim...

Ishte protestë zyrtare dhe kombëtare. Çdo shkelje e regjimit bëhet pa letra, protesta u bë me letra. Edhe shashkat që u plasën ishin kuq e zi.

Folësit na e shpjeguan se kjo sot ishte vetëm fillimi.

U theksua se protestat do vijojnë dhe ato janë proçes. Protestat kundër korrupsionit, tashmë duhet të sjellin një rrymë krijuese.

Tani - u tha, u ngrit sipari i Revolucionit të qetë...

Çdo proces i tillë, në thelb përfshin fazën e qetësisë relative dhe fazën e trazirave.

Po presim trazirat.

Në Europën ku duam të shkojmë, Itali, France, Greqi, etj., bëhen përplasje për më shumë demokraci.

Me qetësi u teprua!

© Ylli Dylgjeri