Tirona dhe çfarë i duhet një njeriu në jetë - Nga Parid Turdiu
Nuk më ngroh Blloku. Është si kudo në botë. Për mua, Tirona autentike ka mbetur në Rrugën e Kavajës dhe në Rrugën e Durrësit.
Piva një birre me një tirons. Ngelen njerëzit më xhentilë në botë.
Unë: Xon si shko puna?
Xoni: Më nxorrën në pension me zor.
Unë: Ti sikur kishe dyqon?
Xoni: Po, më detyrun me e myll.
Unë: Si?
Xoni: Kontrolle përditë. Ku e ke faturën? Ku e ke origjinën? Gjobë. Isha në stres gjithë ditën. Po desh me të kap, ai të kap. Kto dun pjesën në çdo pordhë që boj unë. Nuk më doli, e mylla. Tashi pronari nuk merr qeranë, une nuk kom lek me dal me prish. Kush fitoi? Asnjoni. Kto nuk mlidhshin dot doganat dhe ia dhanë t'hujve. Mos i mlidh, mlidh sa t'mledhësh, ato pare shqiptarve do i ngelshin. Kto ia morin paret shqiptarve dhe ia japin t'hujve. Përpara vijte, ta shifte dyqonin, të vejte i tatim fiks, ne s'u dukte mo. Tashi jon bo si morr bythe, përditë. Leji njerzit me vdek rehat, o të shplaftë mortja!
Unë: Xon, cili është kuptimi i jetës?
Xoni: Me ia kalu mirë. Shijo kët dhuratë që ta ka fal Perenia. Mos boj keq. Ji mirënjohës ndaj atyne që sillen mirë. Kom edhe pishmone. Kom bo gabime. Se fukaralliku t'bo delenxhi, servil. Njeriu duhet të qëndrojë ai qi osht, por ndrysho pa e kuptu, nga fukaralliku. Do me rrit fmi dhe bo kompromise.
Unë: Xon, çfarë i duhet një njeriu në jetë?
Xoni: Tre çelsa. Çels shpie, çels makine, çels dyqoni.
Ky është populli i djathtë!
©Parid Turdiu 2016












