Ekonomi

Ontario - Zgjedhjet provinciale 2018 dhe politikat e strehimit

  • Published in Ekonomi
Nga: Stephanie Teuta Haxhillari

Toronto - Me afrimin e zgjedhjeve provinciale të 7 qershorit 2018, Toronto Real Estate Board (TREB), u ka bërë thirrje forcave politike në garë të fokusojnë debatin tek ky sektor jetik sepse tregu i strehimit, ndërtim, shit-blerje apo qiradhënie e marrje, është një kontribues masiv në ekonominë e vendit, punësimin dhe të ardhurat e lidhura drejpërdrejt për të tre nivelet e qeverisjes.

Në shifra konkrete, bëhet fjalë për përafërsisht 7 miliardë dollarë shpenzime, mbështetje për më shumë se 142 000 vende pune dhe  një kombinim prej 2.9 miliardë dollarësh në të ardhurat e qeverisë lokale, provinciale dhe federale.

Sipas një hulumtimi të fundit të kryer nga Altus Group për TREB (bazuar në çdo shitje shtëpie raportuar përmes MLS në mbi 68 000 $ shpenzime, referuar në mesataren e shitjeve të shtëpive për periudhën 2014-2016) ndikimet mesatare vjetore ekonomike të transaksioneve të banimit janë në disa drejtime.  

Këto ndikime ekonomike lehtësojnë efektet dhe pasojat e politikave të strehimit të qeverisë, duke përfshirë këtu edhe humbjet potenciale të vendeve të punës por nga ana tjetër, politikat e strehimit të qeverisë kanë ndikimin e tyre në tregun e strehimit. Plani i Ontario-s dhe iniciativa mbi tatimit e blerësit të huaj, është një shembull i kohëve të fundit i politikës provinciale që ka ndikuar në këtë drejtim. Që nga prill 2017, shitjet e raportuara përmes sistemit MLS të TREB-it kanë rënë ndjeshëm. Është e qartë se ndikimi psikologjik i shpalljes së tatimit të sipërpërmëndur ishte shumë i madh.

Mendohet gjithsesi që ndikimet psikologjike kanë tendencë të jenë të përkohshme. Kjo do të thotë se shumë blerës të cilët janë përkohësisht në periferi do të riaktivizojë kërkimin e tyre të pronës në të ardhmen. Megjithatë, në shumë segmente të tregut të strehimit, oferta e listings mbetet afatshkurtër nga një perspektivë historike. Nëse kërkesa rritet në raport me ofertën, kushtet e tregut do të forcohen dhe për pasojë do të ketë rritje të çmimeve. Le të presim si do të zhvillohet debati politik për këtë sektor jetik dhe cili do të jetë këndvështrimi i secilës forcë politike në garë.

Burimi: https://globenewswire.com