Shën Lasgushi dhe Vallja e yjeve - Nga Alfons Zeneli
- Published in Kulturë

Më 12 Nëntor të vitit 1987 kaloi në jetën mes yjesh Lasgush Poradeci. Unë nuk kam parë e as dëgjuar që institucionet zyrtare të Shqipërisë të organizojnë aktivitete në nderim të kujtimit të lirikut më të madh të të gjithë kohërave. Mbase kanë qënë të zënë me ditëlindjet e Pilo Peristerit, Toger Babës, Aranit Çelës, Mehmet Shehut apo Nexhmije Hoxhës. Edhe sivjet e njëjta gjë. As artisti me famë franko-evropiane që është dhe Kryebeu ynë qeverisës nuk u kujtua.
Si duket nuk e di faktin që Lasgushi e konsideronte Fierzën e Tropojës si ''mesin e Shqipërisë''. Pra Kosovën e llogariste gjithmonë ashtu thjesht, siç ishte dhe është: Shqipëri. Mbase do të duhej t'i ishte kujtuar Kryebeut tonë meqë tani është fiks në atë valën e vet të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën... Nejse, punë globalësh. Unë po ripublikoj diçka modeste plot dashuri që e kam shkruar mbase disa vite më parë, bashkë me poezinë biblike ''Vallja e Yjeve''
Yjet janë në Univers, janë vetë Universi. "Vallja e yjeve" e Shën Lasgushit është Univers paralel, është akti i pasqyrimit të universit brenda shpirtit të njeriut. Edhe shpirti është Univers. Brenda tij vallëzojnë, digjen e lindin, lumturohen e rënkojnë e përflaken e shuhen yjet e brengave dhe dashurisë, Shën Lasgushi është "astrologu" unik që diti të lexojë, e na la të shkruar marramendthi gjithë ç`ngjan nëpër hapësirën e pamatë. Ai erdhi e shkoi si klithmë e heshtur, si madhështi e thjeshtë, si pushtet i ajërt... pa asnjë kompromis me tokësoren e përbaltur të kohës që jetoi.
VALLJA E YJEVE
Yjte – e ndezur si fengjill
Qe vertiten pale – pale,
prej mosgjese zune fill
Plot me jete- e mall te vale.
Zume fill me dashuri
Qe kur bota zu te ngjizet,
Pa sikush per shok te tij
Pervelohet edhe ndizet.
Ndizet cas edhe per cas,
E sikur s’ka te shuar,
Pa pushtim i vete pas
Me nje sulm te llaftaruar.
E sikur nuk u mund
Yllin ylli qe ta kape,
Rrotull qiejve pa fund
Vene – e vine – e vene prape …
Do te vene ne fluturim
Kudo jane – e kudo s’jane,
Neper qiell qe s’ka mbarim,
As fillim, as fund, as ane.
Kur mi te, kur nene te,
Kur me hire – e kur pa hire,
Do perçajne gjithnje
Hapesire … shkretetire …
Ata ikin varg – e – varg
Me nje etje te pashuar
Sesa felle – e sesa larg
Shoq me shoq u pat larguar!
Kush j-u fali – aq deshirim
Dh’aqe zjarr e aqe flake,
Dhe’i gatoj me aq durim
Yjte- e lume e varfanjake?
Se do nje, si per çudi,
Kur prej syresh rreth te ftohet,
E si ik… si gjithe ik …
E pushton me zjarr te vete:
Sa me pak e shembellen:
Aq me shume – e ndjek deshira …
Pa nga malli qe s’e gjen,
Dridhet gjithe hapesira.
…Kur po ja! se qe pertej
Ndizen ererat nga pake:
Ylli – i zhdukur neper qiej
Vetetiu e mori flake:
J-a pat shtene me nje ças,
Mun ne mes ne krahasuar,
Shoq-i vet q’i sillej pas
Me nje sulm te llaftaruar;
Q’e kish flaken mun ne gji,
Q’e zhuritte dashuria,
Q’e shkelqente me zili
Rrotull rrezeve te tija.
Yll i mjere e yll i lum!
Yll i lum e yll i mjere!
Sapo drita t’u pergjum,
Sheh nje shoq neper sketere;
Ay vin … e gjithe vin …
Gjith me prane …e gjith me prane …
Sesa ndrin e vetetin!…
Sesa ndjen nje gaz pa ane!…
Sesi ndritesh perseri!
Sesi ndizesh persepari!
Sesi ndjek me dashuri
posi yll margaritari!…
Dashuri! Heu! mall i ri!
Dashuri! keng’ e durimit!
Ti liri! Ti roberi!
Ti valim i shkrepetimit!
Yjte – e ndezur aq larg.
Lozin vallen e deshires
Duke ngritur varg – e – varg
Neper terr te hapesires.











